/ATSH/. - Cristiano Ronaldo rrezikon një dënim të ashpër nga Federata Spanjolle e Futbollit.

Sulmuesi i  Real Madridit, Cristiano Ronaldo, rrezikon një dënim shumë të ashpër pas gjestit që bëri në sfidën kundër Cordobas, shkruan shtypi sportiv vendas.

Ronaldo e goditi qëllimisht me shqelm futbollistin kundërshtar, Edimar, për t'u përjashtuar me të kuq.

El Mundo Deportivo shkruan se portugezi mund të dënohet deri në 12 ndeshje për gjestin e tij nga Federata Spanjolle