Spanjë, sekuestrohet një sasi
armësh me vlerë 10 milion euro

Spanjë, sekuestrohet një sasi<br />armësh me vlerë 10 milion euro
Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar një arsenal armësh vlera e të cilit llogaritet të jetë 10 milionë euro.
 
Policia ka arrestuar 4 meshkuj dhe një femër, nën akuzën e trafikut të armëve, i cili sipas dyshimeve të para zhvillohej jo vetëm në territorin e Spanjës, por në të gjithë Evropën.
 
Sipas deklaratës së policisë, pjesë të këtij arsenali mund tëjenë përdorur për sulme terroriste që kanë ndodhur në Evropë dhe disa prej tyre mund të jenë momentalisht në duar të grupeve terroriste.
 
Në arsenalin prej 12 mijë armësh zjarri, bënin pjesë edhe armë të cilat kishin fuqi për të rrëzuar edhe aeroplanë.
Ende nuk është bërë i ditur identiteti i personave të arrestuar dhe autoritetet janë duke hetuar rrugët e mundshme të përdoruara në Evropë, me qëllimin që të arrin te blerësit e mundshëm të këtyre armëve.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Himara nesër në zgjedhje, policia publikon planin e masave: 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit 

Himara nesër në zgjedhje, policia publikon planin e masave: 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit