Spanjë - Dhjetra persona të dyshuar për trafikun e njerëzve janë arrestuar në Spanjë dhe Francë, pasi akuzohen për kontrabandë të emigrantëve kineze në Evropë dhe SHBA ka deklaruar policia spanjolle. 

Bosët kryesore të organizatës, e cila kishte bazën në Barcelonë, ishin në mesin e të arrestuarve. Policia tha se banda u kërkonte shumën prej 40 mijë euro për çdo person, shumica e të cilëve do të arrinin në Mbretërinë e Bashkuar apo SHBA.

Banda gjithashtu jepte udhëzime emigrantëve se si të shmangeshin pa u vënë re në kufi, duke u përpjekur për tu bashkuar me grupet e turistëve.

Policia spanjolle, e cila nisi hetimin dy vjet më parë, tha se 51 njerëz ishin arrestuar në Spanjë dhe një 24 në Francë. Imazhet e lëshuara nga policia treguan pasaportat e sekuestruara dhe një sasi parash.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)