CAMBRILS- Rreth orës 01:20 të së premtes, policia katalunase ka kryer një operacion policor,  ku mbetën të vrarë 4 persona të cilët tentuan të fusnin një kamion në një rrugë këmbësore, raporton BBC.
 
Policia katalanase raporton se incidenti në Cambrils dyshohet të jetë i lidhur me terrorin në Barcelonë.
 
Mediat spanjolle po raportojnë se katër terroristë janë qëlluar  për vdekje nga policia në qytetin e Cambrils dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
 
Nga sulmi në Cambrils u plagosën gjashtë civilë dhe një efektiv policie.
 
Portali "CadenaSer.com", shkruan se një grup njerëzish u përpoqën të drejtonin një kamion në një zonë për këmbësorë në qytet, por furgoni u përmbys dhe drejtuesit e tij u qëlluan nga policia.
 
Gjithashtu, “CadenaSer.com”, shkruan se mund një tjetër terrorist është plagosur dhe thuhet se ata kishin veshur breza shpërthyes.