Spanjollja Economista: ‘Kanioni i Madh i Kolorados Shqiptare’, një aventurë me të kaluarën komuniste

 Spanjollja Economista: ‘Kanioni i Madh i Kolorados Shqiptare’, një aventurë me të kaluarën komuniste

Turistë duke ushtruar rafting në kanionet e Osumit

Natyra e bukur e Shqipërisë tërheq gjithnjë e më shumë ‘tifozët’ e aventurës dhe të pasionuarit e aktiviteteve që japin adrenalinë si rafting, një sport për t’u dashuruar, që mund të praktikohet në kanionet e Osumit.

Krijuar tre milion vjet më parë, i ashtuquajturi ‘Grand Canyon i Kolorados Shqiptare’, në rajonin jugor të Skraparit, është krejtësisht i izoluar nga qytetërimi dhe e vetmja mënyrë për të arritur aty janë barkat, shkruan media prestigjioze spanjolle Economista.

Në një kurs prej 13 kilometrash dhe rrethuar me mure me lartësi 100 metra, praktikuesit e raftingut kalojnë nëpër ujëvara të shumta dhe në disa vepra natyrore të krijuara nga erozioni, të pagëzuar me emra si ‘syri’, ‘dera e djallit’ “Katedralja ose krokodili"  

Në Itali ka shumë lumenj, ku është praktikuar rafting, por ky lumë në këtë vend të vogël të Ballkanit, i jep një bukuri ekstreme aventurës.

Ekzistojnë tre shkallë vështirësie që varen nga rrjedha që lumi mbart në atë kohë, shpjegohet më tej në artikull. Në verë, ujërat e këtij lumi thahen dhe praktikohet ecja përgjatë rrjedhës së saj.

Më pëlqeu shumë, është një përvojë e veçantë sepse kombinon sportet me natyrën, nuk e dija se në Shqipëri kemi pasur vende të tilla të bukura.

Blerina Raça, turiste

Kam udhëtuar shumë në Evropë, por nuk kam parë ndonjë gjë të tillë, ky kanion është unik.

Kujtim Sallaku, turist

E kaluara komuniste

Gjatë komunizmit (1945-1991) askush nuk i dinte këto ‘armë’ të turizmit shqiptar, as edhe kuptimi i fjalës rafting nuk njihej. Paranojaku Diktatori Enver Hoxha, i cili izoloi Shqipërinë nga pjesa tjetër e botës, ndërtoi  në këtë zonë malore tunele sekrete për të akomoduar udhëheqësit komunistë të partive dhe oficerët e lartë ushtarakë, në rast të një pushtimi të mundshëm të huaj që nuk ndodhi kurrë.
Eksplorimi i kanioneve u bë i mundur në sajë të pasionit të Zamo Spathara, një emigranti shqiptar i cili u kthye nga Italia në vitin 1999, pas tetë vitesh që jetonte dhe punonte në vendin fqinj. Spathara kujton se gjatë komunizmit, kur ishte i vogël, lundroi në Osum në gomat e kamionit, sepse nuk ka pasur mjete të tjera lundruese.

Kanioni i Madh i Kolorados Shqiptare

Tani, Spathara është president i Federatës Shqiptare të Rafting dhe ka krijuar një kompani private, Albania Rafting Group, e cila ofron edhe sportet e tjera në natyrë si hiking, kayaking, ngjitje, si dhe udhëtime me mushka nga Malin Tomorr. “Shqipëria nuk mund të ofrojë turizmin luksoze me pesë yje, por duhet të zhvillojë turizmin e aventurës, për të shijuar natyrën e mrekullueshme,” thotë Spathara.
Numri i turistëve që praktikojnë rafting në Skrapar është në rritje, gjë e cila është duke stimuluar zhvillimin e një prej zonave më të largëta dhe më të varfra të Shqipërisë.

( Kanionet e Osumit )

Vitin e kaluar 10.000 turistë vizituan këtë rajon, në mesin e të cilëve ishin italianë, francezë, gjermanë dhe qytetarë të vendeve nordike. Turizmi natyror është markë e re e Shqipërisë turistike, e cila vitin e kaluar u vizitua nga pesë milionë turistë të huaj./Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën