Spartak Ngjela: Basha vegël
e Berishës kundër reformës 

Spartak Ngjela: Basha vegël<br />e Berishës kundër reformës 
Beteja mes amerikanëve dhe opozitës shqiptare, për shembjen e sistemit aktual të drejtësisë dhe ngritjen e një drejtësie të re, ka marrë rrjedhën që pritej. Pas shumë negociatash, ultimatumeve, paralajmërimeve dhe kundërpërgjigjeve në distancë, Sali Berisha dhe Lulzim Basha befas ndryshuan taktikë ditën e martën e martë, duke iu rikthyer një loje të vjetër, e aplikuar në raportet me ish-ambasadorin Xhon Uidhers.

Në daljen e fundit, Lulzim Basha artikuloi një mesazh të qartë, duke paralajmëruar se, tani e tutje raportet i ka me Uashingtonin dhe jo më me përfaqësuesin e qeverisë amerikane në Tiranë, Donald Lu. Me fjalë të tjera, opozita shqiptare nuk e njeh më autoritetin e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, për shkak se qëndrimet e këtij të fundit nuk konvergojnë me qëndrimet e PD për Reformën në Drejtësi.

Po si i komentojnë aktorët e politikës shqiptare raportet mes Partisë Demokratike dhe Ambasadën Amerikane në Tiranë? Avokat Spartak Ngjela mendon se Sali Berisha po e përdor Bashën si vegël kundër Rformës në Drejtësi. Për Shqiptarja.com, Ngjela tha se, Berisha dhe familja e tij janë të humbur në betejën kundër SHBA. Ngjela përjashton mundësinë që Sali Berisha po e shtyn Bashën në luftë kundër amerikanëve për ta djegur dhe dobësuar, me qëllim për ta zëvendësuar me dhëndrin në krye të Partisë Demokratike.

“Bashën e ka një vegël kundër reformës. Bashën e ka më të afërt se dhëndrin. Saliu dhe e gjithë familja janë të humbur”, tha Ngjela. Sipas tij, Shqipëria tashmë është në pragun e shkëputjes nga e kaluara, nga krimi dhe abuzimi me pushtetin.

Redaksia online
a.n shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'