Spartak Ngjela: Berisha nivel më i dobët se Enver Hoxha! Nga SPAK do të kemi goditje të nivelit të lartë

Spartak Ngjela: Berisha nivel më i dobët se Enver Hoxha! Nga SPAK do të kemi goditje të nivelit të lartë

Avokati Spartak Ngjela beson se Basha do të caktojë një kandidat për zgjedhjet në Kukës. Për Berishën thotë se rrezikoi marrëdhëniet me SHBA-në e cila mbron territoret shqiptare.

“Mua më kanë ardhur informacione që Basha do vendosë kandidat dhe unë kam dhënë mendimin tim. Nëse nuk kanë bërë marrëveshjen për një kandidat të përbashkët sigurisht që Basha do të vendosë kandidat.

Ndarja e Bashës me lëvizjen e Saliut është qëndrimi kundrejt Washgintonit. Berisha është nongrata në Amerikë dhe Basha i tha kalo nga grupi zgjidh problemin me nongrata dhe ne të vijojmë të marrim pushtetin. Berisha kaloi dhe shante ambasdoren amerikane. Nivel më i dobët se i Enver Hoxhës. Mirë Enveri fliste se ishte absolut por ky jo. Si mund të flasësh kundër politikës amerikane? Ne jemi të rrezikuar nga kundërshtarët tanë. Janë dy pushtues territoresh shqiptare në këtë zonë që e kanë tmerr dhe dalja e Kosovës e pavarur i ka ngritur dhe më shumë tensionet edhe në Athinën edhe në Beograd.  Duhet të operojnë me vëmendje të dy kryeministrat, edhe i Kosovës edhe i Shqipërisë. Na duhet një marëveshje e thellë juridike mes dy shteteve shqiptare. Ende nuk e kemi” tha Ngjela për Report Tv.

Ngjela komenton edhe punën e SPAK dhe mbrojtjen që i është vendosur Altin Dumanit e intepreton si indicia se SPAK do të godasë edhe më lart.

“I vunë mbrotje Altin Dumanit. Do të thotë që do të ketë goditje të sferave të larta të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Do të kemi goditje të nivelit të lartë qoftë politik qoftë të krimit të organizuar.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I Pa mshirësi: 31/08/2023 16:44

    Te lumte goja o Taku!duke filluar nga krimineli non grata,te Like floriri,dhe ne vazhdim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese

Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese