Spartak Ngjela: Është kohë e një
rëndësie historike, filloi vetingu

Spartak Ngjela: Është kohë e një<br />rëndësie historike, filloi vetingu<br>
Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka shkruajtur në statusin e tij në Facebook, se procesi i vetingut filloi, kjo është një kohë historike. Bllokimi i vetingut është i pamundur, do kontrollohet pasuria e Presidentit, Kryeministrit, Ministrave, Kryegjyqtarëve, Gjyqtarëve, Kryeprokurorëve dhe Prokurorëve.

Në status shkruhet:

Filloi Procesi i Vetingut

Është kohë e një rëndësie historike.

Heronjtë janë të lodhur.

E menduan kohën lineare, dhe politikën si interes të tyre personal.

Krijuan para dhe prona me fondet e shtetit, duke u tallur me shqiptarët.

Tani mendojnë të bllokojnë procesin.

Bllokimi është pamundësi absolute.

Do kalojnë në kontroll pasuror të kualifikuar:

Presidentë;

Kryeministra;

Ministra;

Kryegjyqtarë;

Gjyqtarë;

Kyeprokurrorë;

Prokurorë;

Që të gjithë nën një mbikqyrje të ekspertizës ndërkombëtarë.

Të shohim sa do t'iu lënë.

Gjithsesi, pas kësaj fillon funksionimi i ligjit dhe i normalitetit në qeverisje.

Shqiptarët po hyjnë në epokën e humbur që me largimin e Pric Vidit nga Shqipëria.
 

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës