Avokat Spartak Ngjela mendon se me Reformën në Drejtësi nis ngritja reale e shtetit modern në Shqipëri.

Reforma shqiptare është ngritja reale e shtetit modern perëndimor shqiptar. Por, pikërisht këtu, fillon dhe politika e re në Ballkan që nuk ndahet nga paralelia Kroaci - Shqipëri: reforma në drejtësi në Kroaci dhe në Shqipëri. Janë aktualisht këto dy reforma në proces që pritet të sjellin risinë e madhe perëndimore në Ballkan, në funksion të ngritjes realisht të një tregu ballkanik modern, dhe të frenimit përfundimtar të penetrimit rus në Ballkan. Menjëherë pas reformave, do të nisë puna për ndërtimin e autostradës trasnballkanike që, nëpërmjet territorit bregdetar shqiptar, do të lidhë Greqinë me Kroacinë, për të dalë në Evropë. Është ky treg i ri ballkanik ku përqendrohet sot edhe interesi shqiptar, por edhe interesi amerikan, edhe interesi gjerman”, shkruan Ngjela.

Avokati pohon se deri më tani shteti shqiptar ka qenë i uzurpuar nga korrupsioni.

Në fakt këtu fillon edhe modernizimi perëndimor i shtetit shqiptar, i cili deri tani ka qenë i uzurpuar nga korrupsioni antishqiptar dhe krimi i organizuar. Por, në këtë treg ballkanik, Shqipëria pa korrupsion dhe me sistem demokratik real, të ndërtuar mbi drejtësinë e pavarur, do të jetë një pikë qendrore. "Fati i Shqipërisë u rikthye drejt Evropës" - kështu do thoshte sot poeti ynë kombëtar, Naim Frashëri, po të ishte gjallë”, shkruan Ngjela.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja,com)