Spartak Ngjela:Rama vihet kundër
Amerikës e Reformës në Drejtësi
Spartak Ngjela shprehet se Reforma në Drejtësi në Shqipëri është prioritet amerikan sot në një prizëm global dhe se politika amerikane ka shumicën e votave, pasi bëhet fjalë për një çështje të Parlamentit amerikan. Ai e përfundon opinionin e tij duke thënë se mosndëshkimi i korrupsionit është jetik për treshen e kupolës korruptive: Rama, Meta, Berisha.
Spartak Ngjela, përmes një postimi në rrjetin social facebook ka shprehur qëndrimin e tij mbi atë që ai quan, "bllokim kushtetute dhe reforme në drejtësi nga qeveria, duke ju kundërvënë Shteteve të Bashkuara të Amerikës". Ai shprehet se Reforma në Drejtësi në Shqipëri është prioritet amerikan sot në një prizëm global dhe se politika amerikane ka shumicën e votave, pasi bëhet fjalë për një çështje të Parlamentit amerikan. Ai e përfundon opinionin e tij duke thënë se mosndëshkimi i korrupsionit është jetik për treshen e kupolës korruptive: Rama, Meta, Berisha.
Postimi i plotë
"Korrupsioni i lartë shqiptar në Tiranë, po kërkon bashkim kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata duan që të ndryshojnë kushtetutën dhe të bllokojnë Reformën në Drejtësi.
Po mirë për bashkimin, se ai tani është bërë midis Ramës e Berishës, por ky "qëllimi" kundër Shteteve të Bashkuara, ky sigurisht që të kujton komedinë.
Po, Saliu dhe Rama do mundin Amerikën kur të gjitha provat e korrupsionit dhe të krimit ekonomik të tyre i ka Amerika?
Po ende nuk e ka marë vesh Ramë ziu se çfarë kërcënimi i ka bërë Brian Yee Berishës që e futi kokëulur në Parlament?
Në fakt më qesharaku është Rama se Saliu tani, pasi i përdori të gjitha armët kundër Reformës, po pret ndonjë ndihmë të behtë. Kurse Rama po bredh nga xhamia në xhami që t'i bëjë qejfin edhe Tipit në Stamboll, por edhe Beogradit edhe Moskës që në shekuj kanë paguar për një islam radikal në Shqipëri. Edhe bashkimi, te Moska i ka sytë.
Po mirë, pafilleja që është dhe kryeministër, ende nuk e di që Reforma në Drejtësi në Shqipëri është prioritet amerikan sot në një prizëm global?
Po mirë, ky pafille që është dhe kryeministër, vërtet mendon se me Saliun do të ndryshojë kushtetutën amerikane në Shqipëri?
Po mirë, ende nuk e di ky pafille që në Parlamentin shqiptar, për një çështje që është e interesit amerikan, politika amerikane ka shumicën e votave?
Po pse, ky pafille që është dhe kryeministër, ende nuk e di që këtë shumicë parlamentare në interes të vet politik, politika amerikane e ka në 2/3 e shteteve të Botës?
Po mirë, ky pafille që është kryeministër, me gjithë mend mendon se sot ka antiamerikanizmin me votë në Parlamentin shqiptar?
Po mirë, a e ka menduar ndonjëherë ky kryeministër që shqiptarët në shumicë po presin likuidimin e tij, likuidimin e Berishës dhe likuidimin e Ilir Metës, si kupola aktive e korrupsionit shqiptar?
Për të gjitha këto, si ka mundësi të mendojnë se këta mund ta bllokojnë Reformën në Drejtësi, meqë kjo i kap këta vetë?
Nuk kanë asnjë mundësi; se e vetmja mundësi e pranueshme për ta është pritja me qetësi e përplasjes së tyre me ligjin anti korrupsion.
Ndëshkimi i korrupsionit është jetik për Shqipërinë dhe shqiptarët, kurse ekzistenca dhe mosndëshkimi i korrupsionit është jetik për treshen e kupolës korruptive: atëherë, duhet që jeta e shqiptarëve të sakrifikohet për jetën korruptive në Shqipëri? Ja, kjo po kërkohet sot në Shqipëri nga kupola treshe e korrupsionit.
Ne e dimë që pushteti është një pije dehëse, por na habit kjo pyetje: Pse, kupolës korruptive shqiptare në Tiranë, ende nuk i ka dalë pija?"
d.gj/ Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
39.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
10.4%
Vota total: 7081
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Miratimi i ndryshimeve në Qeveri, Basha: Deputetët e PD, shfaqje të dala boje! Teatri i sotëm është ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha
30 Korrik, 20:12
-
Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri
30 Korrik, 20:01
-
Spahiu godet aleancat e Berishës: Ti lësh grekëve Himarën, është sikur Albin Kurti ti lërë serbëve Mitrovicën
30 Korrik, 19:41
-
VIDEO/ Ikni, o çfarë katastrofe! Momenti kur zjarri rrezikon jetën e zjarrfikësve! Momentet dramatike tek Rana e Hedhun
30 Korrik, 19:41
-
Spahiu: Berisha gënjeu për paktin me Ramën/ Gjykata Kushtetuese kërkoi lista të hapura! Ata të dy i mbyllën
30 Korrik, 19:35
-
Aktivizohet një vatër zjarri në fshatin Guras në Pogradec, forcat zjarrfikëse dhe banorët 'në luftë' me flakët
30 Korrik, 19:27
-
Shpërthen Spahiu: Pas fushatës antishqiptare me plazhe bosh, e njëjta “dorë” po i vë zjarrin bregdetit
30 Korrik, 19:21
-
Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Apeli kthen për rigjykim çështjen e Kristian Boçit e 6 të tjerëve
30 Korrik, 19:01
-
VIDEO/ Dy avionë canadair nga Italia në Shëngjin, ndërhyjnë për të shuar flakët! Momenti kur furnizohen me ujë në Adriatik
30 Korrik, 19:00
-
Zjarri në Shëngjin, OSHEE stakon energjinë elektrike tek Rana e Hedhun
30 Korrik, 18:55
-
Deputeti opozitar përdhos parlamentin, vendos këmbët mbi tavolinë teksa pritej të votohej për kryeparlamentaren
30 Korrik, 18:48
-
Deputetët socialistë takojnë ministrat e rinj, Rama nuk takon Spiropalin! Peleshi i uron suksese pasardhësit të tij Pirro Vengu
30 Korrik, 18:45