Debatet e Kiarës me banorët kur doli nga shtëpia e BBV, janë bërë kryefjalë e mediave rozë. Së fundmi duket se një debat jashtë paska pasur edhe mes Armaldo dhe Kiara.

Kiara deklaroi pas rikthimit në shtëpi deklaroi se askush nga ish-banorët nuk e ka telefonuar. Gjë që sipas Armaldos është e pavërtetë. "Dje tha "si s'më mori njeri në telefon kur isha jashtë". Në fakt e kam kontaktuar sepse kam shumë vlerësim për Kiarën dhe doja ta takoja sepse pas daljes e di dhe vet si ndihesh"- shkruan ai në një status në Instagram.

Më pas ka publikuar mesazhin e  një ndjekësja që i shkruan ta fshijë postimin sepse nuk e pati me gjithë banorët por me Efin. Krah mesazhin ai shkruan: "Ju jeni interesantë. Unë ju thash se e mora nuk ju thash si shkoi telefonata. Kështu që ju di Maestro fort mos u përfshini më shumë se i zoti i punës".

Në këtë mënyrë ai ka lënë të kuptohet se mes tyre ka ndodhur një debat dhe telefonata nuk ka shkuar si duhet. Gjë që mbetet ende enigmë...

Postimet e Maestros

1/2