SPD thotë PO! Më në fund
Gjermania do të ketë qeverinë e re
Gjermania e Europa i kishin drejtuar këto ditë sytë nga Berlini. Socialdemokratët i thanë PO koalicionit me CDU/CSU, por kjo ishte një fitore mjaft e vështirë. Tani Merkel mund të zgjidhet kancelare në mandatin e katërt.
Gjermania e Europa i kishin drejtuar këto ditë sytë nga Berlini. Socialdemokratët i thanë PO koalicionit me CDU/CSU, por kjo ishte një fitore mjaft e vështirë. Tani Merkel mund të zgjidhet kancelare në mandatin e katërt.
Ishte një natë të gjatë ajo e së shtunës për shumë anëtarë socialdemokratë që vullnetarisht numëruan rezultatet e votimit të 463.000 anëtarëve socialdemokratë për pyetjen e shtruar -a duhet të përmbyllë Partia Socialdemokrate marrëveshjen e koalicionit të arritur mes Partisë Kristiandemokrate, CDU dhe asaj Kristiansociale, CSU. Por lodhja me sa duket ia vlejti. Shumica e anëtarëve socialdemokratë votuan pro koalicionit me CDU/CSU, bëjnë të ditur mediat gjermane, Bild dhe ZDF. Kjo votë i jep tani fund pritjes së gjatë për qeverinë e re në vendin me ekonominë më të fuqishme në Europë, më shumë se katër muaj zgjedhjeve të Bundestagut më 24 shtator.
Fitore e vështirë
Votimi që zgjati dy javë vendosi për të ardhmen e qeverisë gjermane. Atij i parapriu një fushatë intensive e krerëve socialdemokratë për të bindur bazën e partisë për rezultatet e arritura në marrëveshjen e koalicionit, që justifikonin ripërsëritjen e koalicionit me Angela Merkel. Kudo u zhvilluan konferenca rajonale, ku krerët e partisë dolën përballë anëtarëve për të shpjeguar strategjinë e re, të hyrjes në qeveri. Edhe në marrëveshjen e arritur të koaliconit, socialdemokratët arritën të fusnin shumë nga temat sociale socialdemokrate. Vetë konservatorët u detyruan të bënin lëshime, si për shembull dorëzimin e Ministrisë së Financave tek SPD-ja, gjë që nuk e prit mirë nga CDU.
Andrea Nahles me politikanë socialdemokratë në selinë e partisë, Willy Brandt Haus
Pas rezultatit katastrofik në zgjedhjet e Bundestagut në 24 shtator, me vetëm 20% të votave, socialdemokratët vendosën të shkojnë në opozitë për t'u rigjeneruar politikisht. Por pas dështimit të negociatave për koalicion mes konservatorëve (CDU/CSU) dhe Të Gjelbërve e Liberalëve( FDP) u bënë të nevojshme bisedimet për një raund të ri të koalicionit me bazë të gjerë, CDU/CSU dhe SPD. Vendimi i krerëve të partisë për të hyrë në bisedime për koalicion shkaktoi debate të mëdha brenda socialdemokratëve. Megjithatë pozitivisht u vlerësua këto ditë fakti, se asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq demokraci gjalluese dhe debat konstruktiv brenda socialdemokratëve. DW
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
33.8%
-
Jo
61.1%
-
Deri diku
5.1%
Vota total: 491
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit
28 Nëntor, 13:43
-
Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit! Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij
28 Nëntor, 13:29
-
'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit
28 Nëntor, 13:21
-
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, dështoi tenderi për organizim
28 Nëntor, 13:20
-
Shpallja e Pavarësisë, Banka e Shqipërisë publikon serinë e monedhave numizmatike
28 Nëntor, 13:15
-
Spartak Koka: Reagim dhe distancim nga përmendja e emrit tim në bisedat mes Artan Hoxhës dhe Suel Çelës
28 Nëntor, 13:15
-
VIDEO/ Kombëtarja uron Ditën e Flamurit, Sylvinho flet shqip: Gëzuar Shqipëri
28 Nëntor, 13:11
-
Vrasja e Martin Canit, reagon dhe ministri i Brendshëm, Hoxha: Ndalni fushatën e dezinformimit, mos helmoni publikun! Mbështes deklaratën e Policisë
28 Nëntor, 13:10
-
Marrëveshja e paqes Hezbollah-Izrael, natë e gjatë e kundëreksodit! Mijëra makina të bllokuara në autostradë, libanezët kthehen në banesa (VIDEO)
28 Nëntor, 13:08
-
'Kosova është Serbi', autorët e mbishkrimit, pjesëtarë të ushtrisë në Mal të Zi
28 Nëntor, 13:06
-
Nga Nju Jorku në Tiranë për paradën e shqiptarëve, grupi i valltarëve: I urojmë të gjithëve gëzuar Festën e Pavarësisë
28 Nëntor, 13:00
-
Nipi i Adem Jasharit: Përfaqësuesja jonë, zgjedhja ime e vetme
28 Nëntor, 12:47