Pop ylli amerikan, Britney Spears, ka nënshkruar një kontratë të vlefshme 15 milionë dollarë për të marrë pjesë në rolin e juristes në emisionin e talentëve të këndimit X Factor. Një burim ka konfirmuar për E se , marrëveshja është nënshkruar dhe se Spears, e cila ka bërë mjaft për rikthimin në hapat e duhur të karrierës, është ndjerë tejet e kënaqur.“Kontrata është nënshkruar. Ka pasur shumë fjalë javëve të fundit, teksa ata negocionin detajet e vogla, por ajo do të jetë në emision. Është gjithçka e kompletuar dhe ajo është tej mase e kënaqur me marrëveshjen”, ka theksuar burimi.

Su/ Shqiptarja.com