Speca furre me gjizë
Përbërësit:
- 6 speca
- 2 fç gjizë
- 2 fç kos
- 3 thelpinj hudhër
- 10 domate qershi
- Kripë, rigon
- Vaj ulliri
Përgatitja:

Presim në mes specat. Përziejmë kosin me gjizën, hudhrën dhe bimë aromatike sipas dëshirës. Mbushim specat, shtojmë domatet qershi dhe i vendosim të piqen në furrë për 15 minuta. I spërkasim me vaj ulliri përsipër dhe i shoqërojmë me bukë të thekur.
Komento
Komente

