Speca pufka me presion

Përbërësit:

  • 1 kg speca të kuq
  • 1 lugë çaji me kripë
  • 1 filxhan kafe me vaj ulliri
  • 2 filxhan kafe me uthull molle
  • 3-4 thepinj hudhër
  • 2-3 gjethe dafinë
  • 1 lugë çaji me piper kokërr

Përgatitja:

Në tenxheren e presionit vendosim specat e pastruar nga farat, shtojmë hudhrat, piperin, dafinën, kripën,vajin dhe uthullën. E vendosim të ziejë derisa të fillojë fishkëllima e presionit. E largojmë nga nxehtésia edhe i lëmë të ftohen plotësisht, pastaj i vendosim në vazo qelqi dhe i konsumojmë gjatë javës.