Speca me gjizë në shtrat salce
Përbërësit:
- 6 speca jeshil mesatarë
- 200 gr gjizë
- 100 gr djathë i butë kaçkavall
- 80 gr krem djathi
- 1 thelpi hudhër e grirë
- 1 lugë çaji kripë
Për salcën:
- 500 gr domate të pjekura
- 2 thelpinj hudhër
- 5-6 gjethe borzilok
- 2 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në fillim pastrojmë domatet nga lëkura, i presim dhe i kaurdisim me vaj ulliri. Shtojmë hudhrën, borzilokun, kripën dhe piperin; i lëmë të gatuhen rreth 5 minuta. Ndërkohë përziejmë gjizën, djathin e grirë, ajkën dhe hudhrën, më pas mbushim specat. I vendosim mbi salcën e domates, i spërkasim me pak vaj ulliri dhe i pjekim në 220°C.
Komento
Komente











