Speca me gjizë

Përbërësit:

  • 600 gr speca
  • 200 gr domate
  • 1 lgj salcë domate
  • 300 gr gjizë
  • 150 gr djathë i bardhë
  • 1/2 lugë çaji hudhër pluhur
  • 30 gr bukë e thekur e grirë
  • ½ lugë çaji trumzë
  • ½ lugë çaji nenexhik i thatë
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Specat i pastrojmë nga farat dhe vetëm 1 spec e presim në kubikë shumë të vegjël, njësoj veprojmë edhe me domatet, pasi u heqim farat dhe lëngun e tepërt. Grijmë imët majdanozin dhe hudhrën. Në një tas të madh hedhim gjizën, djathin e bardhë të thërrmuar, bukën e thërrmuar, hudhrën, specat dhe domatet në kubikë, majdanozin, trumzën, nenexhikun dhe piperin e zi. Rregullojmë shijen me kripë dhe shtojmë 2 lugë gjelle vaj ulliri. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit derisa të krijohet një masë homogjene. Mbushim specat me përzierjen e përgatitur dhe i radhisim në një tavë të lyer lehtë me vaj. I spërkatim nga sipër me vajin e mbetur dhe i vendosim në furrë të parangrohur në 180–190°C për 20–25 minuta, derisa të zbuten dhe të marrin një ngjyrë të artë në sipërfaqe.