Speca në brumë të mbushur me mish të grirë

Përbërësit:

  • 6 speca të gjatë
  • 150 gr mish i grirë
  • ½ qepë
  • 1 thelpi hudhër
  • 5 lugë gjelle miell
  • Pak niseshte
  • Ujë sa të bëhet një brumë i hollë
  • Kripë, piper
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Grijmë qepën hollë dhe e përziejmë me mishin, hudhrën, kripën dhe piperin. E punojmë mirë si për qofte që masa të lidhet. Presim specat në mes (jo deri në fund) dhe i mbushim me përzierjen e mishit. Bashkojmë miellin me ujë, pak kripë dhe niseshte, e trazojmë derisa të bëhet një masë e hollë si brumë për petulla. I lyejmë specat e mbushur fillimisht me pak niseshte dhe më pas i zhytim në brumin e hollë. I skuqim në vaj të bollshëm, derisa të marrin ngjyrë të artë dhe brumi të bëhet krokant.