Speca të kuq të pjekur mbushur me djathë
Përbërësit:
- 4 speca të kuq
- 200 gr djathë kaçkavall i butë
- 2 lugë vaj ulliri
- 2 lugë majdanoz të grirë
- Pak piper i zi
Përgatitja:
Piqini specat derisa lëkura të nxijë lehtë. Vendosini në një qese ose enë të mbyllur për 10 minuta dhe më pas qërojini. Hapini me kujdes dhe hiqni farat. Mbushini me feta djathi, spërkatini me vaj ulliri dhe pak piper. Vendosini në furrë në 180°C për 8–10 minuta, derisa djathi të zbutet. Në fund shtoni majdanozin e grirë.
Komento
Komente











