Speca të kuqe të zhytura në kos me miell
Përbërësit:
- 4 speca të kuq
- 300 gr kos natyral
- 2 lugë gjelle miell
- 1 thelpi hudhër
- 2 kokrra vezë
- 2 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
- Pak majdanoz i freskët
Përgatitja:
Lajmë mirë specat dhe heqim farat e brendshme. I pjekim në furrë ose i kaurdisim në një tigan me pak vaj, derisa lëkura e tyre të zbutet dhe të marrë pak ngjyrë të artë. Pasi të ftohen pak i presim në shirita ose copa të mesme. Në një tas rrahim vezët mirë me një pirun ose tel kuzhine. Shtojmë miellin gradualisht, duke e përzier për të shmangur krijimin e kokrrizave. Hedhim kosin, hudhrën e shtypur dhe e përziejmë derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Në një tigan të thellë ose tavë, vendosim specat e pjekur. Hedhim sipër përzierjen e kosit dhe miellit, duke u siguruar që specat të jenë të zhytur mirë në të. E lëmë të gatuhet në zjarr të ulët për 10-15 minuta, duke e përzier herë pas here që të mos ngjitet. Sipas dëshirës mund t'a shërbejmë me pak majdanoz të freskët.