Speca të mbushur me bullgur

Përbërësit:

  • 5 speca
  • 4 domate
  • 1 qepë
  • 1 tas bullgur
  • 2 tasa ujë të nxehtë
  • Kripë, piper, nenexhik

Përgatitja:

Kaurdisni qepën disa minuta, shtoni bullgurin dhe vazhdoni kaurdisjen, më pas shtoni kripën dhe erëzat. Domatet me një lugë i hiqni të gjithë tulin e brenshëm dhe e shtoni te bullguri. E zieni disa çaste dhe pastaj mbushni specat edhe domatet. I rreshtoni në tavë, mbushni anët me bullgurin e mbetur dhe ujin e nxehtë. Vendosini në furrë të parangrohur në 180 gradë për 40 minuta derisa të marrin ngjyrë të bukur.