Speca të skuqur me hudhra e uthull
Përbërësit:
- 1 kg speca
- 2 filxhanë kafeje vaj
- 4–5 thelpinj hudhër
- 2 lugë gjelle uthull
- Majdanoz i grirë
- Kripë
Përgatitja:
Specave u hiqet bishti dhe farat, shpëlahen dhe lihen të plota ose priten në rripa të gjatë. Skuqen në tigan me pak vaj, duke i përzier herë pas here. Pasi të jenë zbutur u hidhet kripë, majdanoz i grirë, hudhra të shtypura dhe uthull. Përzihen mirë dhe shërbehen si garniturë për gjellë ose si pjatë më vete.
Komento
Komente











