Marrëveshja politike, e para që u finalizua me konsensus të plotë në dy vjet është dekriminalizmi. Një nga temat më të nxehta të debatit politik që prej 2013-ës ka marrë dakortësinë e të gjitha forcave politike. E konsideruar si një nga kauzat më thelbësore të Partisë Demokratike, ky proces që u mbështet fort edhe nga ndërkombëtarët, tashmë është ligj konkret e shkruar e zezë mbi të bardhë.

Asnjë i inkriminuar nuk do të mund të gëzojë post publik apo të zgjidhet me votë për në parlament. Beteja e një viti intensive për këtë proces që nisi me 24 dhjetor të 2014, u finalizua  një vit më vonë në 17 dhjetor të 2015. Por pengesat në këtë proces u shfaqën në muajt e parë të 2015-ës, ndërsa partitë politike po përgatiteshin për zgjedhjet lokale. Kryetari i komisionit të posaçëm për dekriminalizmin Oerd Bylykbashi flet për këto momente kur palët ishin larg kompromisit.
 
Deputetja e maxhprancës Vasilika Hysi, anëtare e  komisisionit të posaçëm e lidh këtë moment me periudhën kur komisioni iu drejtua Venecias për mendim.
 
I konsideruar si ligji "Bylykbashi", drafti i opozitës erdhi në Kuvend  bashkë me amendamentet kushtetuese, ndërsa qeveria propozoi ligjin përkatës për këtë çështje.  Debatet të gjata jo vetëm në tryezën e komisisonit por edhe në negociata mbajtën palët të pavendosura në një vendim final. Shenjat e gishtërinjëve, testi i drogës dhe ndërprerja e mandatit për zyrtarët në detyrë ishin çështjet që për më shumë se dy muaj ngadalësuan finalizimin e këtij projekti të cilin edhe ndërkombëtarët e kërkuan me ngulm. Tashmë ligji u miratua , demokratët  e konsiderojnë këtë moment finalizim me sukses të kauzës së tyre ndërsa maxhoranca parashikon rezultate surprizë,  që vijnë pas hyrjes në fuqi të këitj ligji.

I konsideruar ligji më i fortë në BE edhe nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  edhe  kryetari i komisionit Oerd Bylykbashi dhe anëtarja Vasilika Hysi ndajnë të njëjtin mendim ndërsa shprehen të bindur se askush nuk mund të ndërhyjë për të shmangur  këtë ligj. Vasilika Hysi thotë se do të preken të gjitha institucionet dhe se askush nuk do të mund të shpëtojë.

Me hyrjen në fuqi të ligjit bashkë me ndryshimet kushtetuese për këtë çështje, sërish Kuvendi do të ketë një punë të rëndësishme për të bërë. 

Vasilika Hysi sqaron se përveç Kuvendit do të jenë një sërë institucionesh që do bashkëveprojnë për të  vënë në zbatim këtë ligj që nis me verifikimin e të gjitha hallkave të mëtejshme.

Palët pretendojnë se kundërshtarët  janë më të prekur nga fenomeni i kriminalizimit.

Pas miratimit të ligjit replikat në distancë vazhduan nga liderët e politikës. Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opzitës Lulzim Basha  kanë këto pritshmëri për këtë ligj.
Me hyrjen në fuqi të ligjit të dekriminalizmit një gjë është e sigurtë , nuk do të ulen si të zgjedhur të popullit në parlament. Pavarësisht nëse tronditet apo jo opinion publik, persona me të shkuar kriminale nuk do të përfaqësojnë qytetarët në cilëndo instancë të funksioneve publike. Report TV
 
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)