Speciale/ Drejt Porto Novos ‘me shtëpi me vete’! Plazhi që frekuentohet nga turistët e huaj në çdo stinë të vitit

15 km larg qytetit të Vlorës ndodhet plazhi i Porto Novos. Për të arritur këtë zonë, është shumë e vështirë, pasi rruga është mjaft e amortizuar. Porto Nova është një ndër plazhet më të bukur zonë me gjire të vegjël argjilorë.

I fshehur ndërmjet Zvërnecit dhe Lagunës së Nartës, ky është vendi ideal për të apasionuarit pas aventurave dhe  turistëve që nuk kërkojnë hotele me 5 yje por natyrën e virgjër.  Vizitorët e saj çdo vit janë pushuesit e huaj që udhëtojnë me kampera.

“Jam nga Franca.”

“Ne vijmë nga Gjermania.”

“Unë vij nga Zvicra.” -tregojnë disa prej turistët e huaj që gjejmë në këtë zonë.

“Do të jemi në disa vende të Shqipërisë. Kam ardhur bashkë me familje time. Kjo është një ndalesë dhe na duket shumë mirë këtu, natyra e qetë. Do të qëndrojmë këtu për rreth 17 ditë”, thotë një turist gjerman.

Nga e gjithë bota turistët e huaj e frekuentojnë Porto Novon në çdo stinë. Report Tv e ka pasqyruar gjatë gjithë vitit në raportimet e tij. Por, përse e zgjedhin të huajt natyrën e egër të Porto Novos? Deti në këtë zonë nuk rekomandohet për cdo notar të thjeshtë.

Përgjithësisht Porto Novo është një plazh i qetë, pa shumë dallgë, por kur fryn erë, deti krijon rryma e vorbulla, të cilat të mbështjellin e nuk të lënë të dalësh nga gjiri i tyre. Jo rrallë herë kanë humbur jetën pushues shqiptarë duke e emërtuar edhe si plazhi i mallkuar me bukuri të frikshme.

Ndërsa për turistët e huaj që lëvizin me shtëpi me vete, Porto Novo është vendi ideal për të kaluar 1 deri në tre ditë larg zhurmës e plazheve të mbipopulluar. Për ta mjafton deti, qielli, një karrige plazhi dhe gatime zgare. Të mrekulluar nga Vlora turistët tregojnë se kanë gjetur gjithçka në bregdetin shqiptar, nga mikpritja e njerëzve, tek ushqimi, natyra.

Disa vijën për herë të parë. Por ka dhe nga ata që janë shndërruar në pushues të rregullt në Porto Novo. Porto Novo nuk është e vetmja pikë turistike në këtë zonë. I gjithë ishulli i Zvërnecit të jep mundësinë e një turizmi natyror dhe historik.

Ishulli është pothuajse i mbuluar me pemë të larta pishe. Pylli i Zvërnecit është monument natyre me një sipërfaqe prej disa hektarësh. I gjithë kompleksi me pemë të larta është mbresëlënës në fushën e studimeve shkencore, pasi konsiderohet si habitat i pasur për lakuriqin e natës. Ishulli i Zvërnecit lidhet me territorin nga një urë druri me gjatësi 270m. Ishulli është një atraksion turistik, sepse përmban edhe Manastirin e mirënjohur të Zvërnecit të shek. XIII-XIV të Perandorisë Bizantine. Për të shkuar në manastir ndiqet një urë druri, e cila lëkundet mbi ujërat e detit që ndan tokën nga ishulli.

Manastiri mban emrin e Shën Mërisë; çdo 15 gusht banorët përreth e kremtojnë këtë datë të kalendarit liturgjik si ditën e gruas që lindi Krishtin. Në varrezat e manastirit ndodhet dhe varri i gruas që qëndisi flamurin, me të cilin u shpall Pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912. Pranë ishullit gjendet fshati që mban të njëjtin emër. Ishulli ka një sipërfaqe rreth 9 hektarësh.

“Më pëlqen shumë natyra këtu është shumë e bukur, plazhi dhe gjithçka”, shprehet një turiste franceze.

Të pushuarit me kamper është zgjedhje e shtetasve të huaj kryesisht. Ata përshkojnë km duke u njohur me vende e kultura të ndryshme. Paraprakisht bëjnë një kalendar jo vetëm të shteteve që do të vizitojnë por edhe ditët e qëndrimit. Kryesisht ushqimin bazik e sigurojnë që në nisje. Kamperat e përzgjedhur janë për dy deri në 4 persona. Pushimet në këtë formë kushtojnë më lirë dhe mundësia për të parë shumë vende është më e madhe. Megjithatë kamperi është një mjet i shtrenjtë.  Çmimet për të në varësi të vitit të prodhimit, hapësirës dhe rehatisë që të ofron, shkojnë nga 20 mijë euro deri mbi 100 mijë euro. Për turistët e huaj ky është investimi i pushimeve në çdo stinë të vitit.

Destinacioni i ri për turistët udhëtarë është bërë edhe Shqipëria. Zbulimi i fundit i tyre është Porto Novo, plazhi që luks ka natyrën e pa cënuar nga urbanizimi.

Super! – thotë një pushuese nga Gjermania.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:47
Pushime në kamper/ Të huajt zgjedhin Porto Novën e Vlorës: Na pëlqen natyra e njerëzit

Pushime që zgjasin në kohë, duke vizituar vende të ndryshme me kosto të ulëta! Pushues të huaj që janë duke zgjedhur vendin tonë e kryesisht jugun, krahas hoteleve zgjedhin të udhëtojnë edhe me kamper, një mënyrë që të jep mundësinë të shijosh shumë vende, me më pak para. E për këta turistë, Portonova është padyshim pikë ndalese, e një prej destinacioneve më të preferuara. 

Natyra e mrekullueshme, ende e paprekur nga ndërtimet, po rrit ndjeshëm numrin e turistëve nga viti në vit.

Pushuesit janë kryesisht nga Evropa, Gjermania, Republika Ceke, Austria e vende të tjera. Ata thonë se janë njohur me Portonovën edhe përmes sugjerimeve në internet, ndërsa shprehen të mrekulluar nga pamja.

“Unë jam nga gjermania, do të qëndroj 5 ditë dhe 4 net me miqtë, më pas ne do të vizitojmë në vende të tjera. Plazhi është shumë i mirë, dhe është bukur, mund të lëvizësh në disa plazhe . Na pëlqen pamja dhe është qetësi”  

“Na pëlqen Vlora, ne nuk dinim shumë për qytetin, por na pëlqen. Ne udhëtojmë bashkë me miqtë dhe është këndshëm”

“Është bukur, relaksuese dhe më pëlqen që të vij me kamper dhe të kaloj kohë këtu”

“Jam nga Austria. Kam ardhur për vetëm 1 natë, por besoj se do të qëndroj më shumë, është perfekte këtu. Më pas do të shkojmë në Ksamil, dhe shpresojmë të gjejmë shumë vende si këtu”

“Jam nga Gjermania. Më pëlqejnë natyra dhe njerëzit këtu, Është hera e parë që vij”, thonë turistët.

Portonova tashmë është kthyer në një prej pikave kryesore të pushuesve me kamper. Larg zhurmës dhe vendeve të banuara ajo favorizohet edhe nga fakti se teksa udhëtojnë drejt Portonovës, turistët mund të ndalen edhe në atraksione të tjera si Manastiri i Zvërnecit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredo Berberi: 16/07/2023 16:19

    Kur une isha kryetar Komune u be dhe projekti per rrugen nga manastiri deri portonovo.cudi nga rruges.Ajo rruge do e rise 1000 % turizmin ne ate zone

    Përgjigju
  • Scutari: 16/07/2023 14:16

    Të jenë të kënaqur nga ne nuk kërkojnë të bëjnë plazh vetëm...

    Përgjigju
  • Meri: 16/07/2023 14:01

    Turistët qënkan të kënaqur nga ne,po ne,jemi të kënaqur nga turistët ?.I keni pyetur ku i derdhin ujrat e zeza,po plehrat ku i hedhin ?.Apo mjafton që të kënaqen turistët.

    Përgjigju
    • Tanj: 16/07/2023 23:07

      Atje ku i derdhin ujrat e zeza te gjitha qytetet bregdetare ne shqiperi.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë