Nëse flitet për Martirët e përndjekjes komuniste të shek. XX në Shqipëri, për asnjë çast nuk mund të shkëputen prej tokës dhe dashurisë së thellë, që secili prej tyre ka ushqyer për të. Binomi “Fe e Atdhe” për të cilin fliste Atë Anton Harapi O.F.M., është shumë i pranishëm në përshpirtërinë e tyre dhe është pjesë e dhurimit të tyre.
E vetmja grua e grupit është Marie Tuci, një figurë e mrekullueshme, grua feje, që nuk ka asnjë arsye për t’i pasur zili dëshmitë e shumta me të cilat është i mbushur plot Libri i Martirëve të krishterë.
Stigmatine me “dëshirë”, ka zgjedhur të vdesë në vend që ta mohojë Krishtin dhe besimin e saj në Të, por ka ditur edhe ta mbrojë me nder virgjërinë e vet, të cilën ia kishte ofruar Dhëndrit hyjnor, edhe pse ende nuk kishte bërë ndonjë kusht publik në jetën rregulltare
Marie Tuci lindi më 12 mars 1928, në Ndërfushaz të Rrëshenit. Babai i saj quhej Nikollë, kurse e ëma quhej Dilë Fusha. Rridhte nga trungu i dëgjuar i Prengë Bibë Dodës, nënkryetar i Lidhjes së Prizrenit, shumë vjet i dënuar në Anadoll të Turqisë, pjesëmarrës në veprimtari politike e ndeshtrasha shoqërore, mik i Abatit të Mirditës
Marien e mbajtën disa ditë në burgun e Mirditës, pastaj, më 11 gusht, e dërguan me autoburg në Shkodër. Polici Selam Kajani ia shtrëngoi aq fort hekurat, sa gishtat filluan t’i paralizoheshin. Ndërkaq Mehmet Shehu, që ndodhej aty, iu afrua autoburgut dhe shikoi brenda tij. Shkoi afër Marijes dhe ia kontrolloi prangat. Meqë iu duk se nuk ishin shtrënguar aq sa duhej, ia shtrëngoi edhe më fort ato. Kockat filluan t’i kërcisnin, por Marija nuk e lëshoi veten. Pastaj Mehmeti iu drejtua policit duke i thënë: “Ja si shtrëngohen duart e armiqve të popullit!”. Ndërkaq Marija shtrëngonte edhe më fort dhëmbët, që të mos i dëgjoheshin shumë psherëtimat.
Kishte refuzuar me forcë propozimet e pahijshme të xhelatit të saj, sepse dëshironte ta nderonte dinjitetin e vet si grua dhe si Murgeshë e ardhshme. Hilmi Seiti, duke qenë se e kishte përjetuar atë refuzim si një kundërshtim të pafalshëm, i kishte thënë: “Do të shpërfytyroj deri në atë pikë sa as familja jote nuk do të njohë!”. Ushtruan një dhunë barbare ndaj saj: e futën të zhveshur në një thes me një mace endacake dhe e goditën thesin me shkop, duke i shkaktuar vuajtje të tmerrshme dhe të pabesueshme Marijes.
Marie Tuci do të vdiste në një dhomë spitali, më 24 tetor 1950. Ndërkohë, familjarët e saj ishin internuar në kampin e Lushnjës, pasi regjimi përpiqej që t’i përziente njerëzit, duke zbatuar kështu një politikë njësuese patriotike. Familjarëve të saj iu dërgua thjesht një telegram me dy fjalë nga përgjegjësi i kampit, siç e kujton shumë mirë motra e Marijes, Liza, dy vjet më e vogël se ajo. E pyetën nëse ishte gati që ta merrte atë lajm, të cilin ia ndiente zemra prej kohësh. Liza, e cila jetonte në fshatin Rrethi i Epërm, afër Rubikut, vdiq më 31 tetor 2016, në moshën 86 vjeçe. Kishte sytë e Marijes dhe një buzëqeshje të lirë, që lodhja e viteve dhe dhimbjet e jetës nuk ia kishin hequr prej buzëve.
Joo nuk behet keshtu..Duhet te ishin futur dhe ata ne nje thes lakuriq me mace te egra..kur njerzve te Maries ju dha mundesia ..
PërgjigjuPosht komunizmi por ato kane bo detyren e tyre nete kunderten dote perfundonin ato ne vend te saje!
Përgjigju/POPULL/ te afermit e Maries,jane besimtare te Krishtit.Ata perfaqesojne Mirditen e cultures,te Beselidhjes te Skenderbeut,jo injorantet e Kanunit te Leke Dukagjinit.
PërgjigjuPse te afermit e Maries rrine duar kryq ky Memet Shehu dhe ata policet kan lene breza pas kshu qe ta tregojn veten se jan mirditore te fillojn sipas zakonit sa me shum aq me mire posht komunizmi
PërgjigjuKujtimi i saj nderohet duke ndertuar nje shtet mbi baza demokratike qe mbron dinjitetin e individit, te drejten e ndergjegjes, te drejten e fjales, te drejten per proces gjyqesor te drejte. E ben dot o popull?