Irisi i Ilirisë është një lule që sot e kësaj dite rritet në gjendje të egër dhe natyrale në të njëjtat pllaja si mijëra vite më parë duke mbetur një provë e trashëgimisë së të parëve të shqiptarëve.

Por një banor i Fushë Krujës i apasionuar pas luleve jo vetëm e rrit prej 12 vitesh në bahçen e vogël të shtëpisë së tij por edhe ka krijuar hibridë të veçantë të kësaj bime.

Ai i ka vendosur atyre edhe nga një emër shqiptar, si Skënderbeu, Bato, Bukuroshja e Durrësit etj. Dritan Gazheli synon që në të ardhmen të arrijë t’i regjistrojë si ekzemplarë të rrallë në rang botëror, të krijuara prej duarve të tij.

Dritani numëron mbi 200 hibride irisesh dhe mbi 50 lloje trëndafilash të cilat ai i konsideron si krijesa të tijat për te cilat përkujdeset çdo ditë.

 

 

Lulja ilire, Iris