Speciale/ Parashikimet e 2016-ës

Speciale/ Parashikimet e 2016-ës
Që nga presidenti i ardhshëm i SHBA-ve, e ardhmja e Bashkimit Europian e deri tek çmimi i naftës. Çfarë do të ndodhë përgjatë këtij viti. Duke ndjekur traditën e Financial Times, e përditshmja prestigjioze italiane Corriere della Serra ka bërë parashikimet e saj për 2016-ën duke marrë opinionin e ekspertëve të saj më të mirë. 

A do të jetë Hillari Klinton presidentja e parë grua e SHBA-ve? 
Mesa duket po, pasi shanset janë mbi 55 %. Po sepse republikanët janë popullorë mbi të gjitha mes atyre që nuk votojnë. Po, nëse do të tregojë fytyrën e saj të vërtetë prej gruaje të fortë dhe simpatike. 
hillary clinton


Cili është fati i Kalifatit të ISIS?
Sipas Corriere della Serra, me shumë gjasa, kreu i shtetit islamik Al Baghdadi do të vritet këtë vit. Do të jetë një vdekje e dhunshme, e shpejtë, si ajo e Bin Laden. Por ndryshe nga sa ndodhi me liderin e Al Kaedës, nuk do të jetë një komandë e mbërritur nga qielli, por një dron, një raketë inteligjente e komanduar nga profesionistët e luftës së re të teknologjisë së lartë që do të heqin qafe Kalifatin. Nuk është e vështirë të imagjinosh një skenar të ngjashëm me atë që i ndodhi xhihadistit Xhon, i cili u bë copash ndërsa dilte nga zyra e tij në Raka pak javë më parë. 

isis kalifati

A do të reduktohet fluksi i refugjatëve? 
Arratisen nga lufta, uria dhe vdekja. Dhe do të vazhdojnë ta bëjmë, gjithnjë e më të shumtë dhe më të vendosur. Fluksi i refugjatëve do të vazhdojë të jetë i lartë edhe në 2016-ën. Sipas të përditshmes italiane, qindra mijëra njerëz do të mbërrijnë në rrugë tokësore apo detare duke sfiduar vdekjen e duke ndjekur rrugë që është e pamundur ti mbyllësh, ndërsa numri i tyre do të rritet gjithnjë e më shumë. Sfida e vërtet do të jetë ajo e pritjes së tyre dhe kapaciteti i Europës për të qeverisur këtë masë gjigante njerëzish që kanë të drejtën e një ekzistence të re e që meritojnë një jetë më të mirë. 
refugjate

A do të vazhdojë të jetë Angela Merkel kancelare?
Mesa duket po. Do të kalojë dhe ky vit duke u përqendruar në dy objektiva kryesorë: kriza e refugjatëve dhe hipoteza e një dalje të Britanisë nga BE. Mbi të gjitha do të jetë e rëndësishme të kuptojmë se si Frau Merkel do të mbërrijë në 2017-ën, viti i shtrigave në BE, me zgjedhjet në Gjermani dhe Francë. Parashikimet thonë se nëse do të fitojë sfidat e këtij viti, do të fitojë dhe zgjedhjet e vitit të ardhshëm për të drejtuar Gjermaninë por edhe Europën deri në vitin 2021. 

angela merkel

A do të dalë Britania e Madhe nga Bashkimi Europian?
Është kjo një tjetër dilemë që do të zgjidhë 2016-a dhe sipas parashikimeve, në fakt nuk do të ketë një Brexit. Referendumi mund të mbahet në pranverë, ndërsa rezultati pritet të jetë një JO për 3 motive. Së pari sepse kryeministri Devid Cameron do të gjejë një kompromis me partnerët europian mbi reformat dhe nuk do ti kërkojë zgjedhësve të votojnë për të dalë nga unioni. Së dyti sepse britanikët kur votojnë janë pragmatistë dhe mes dy të keqiave zgjedhin gjithmonë të keqen më të vogël. Dhe arsyeja e tretë është ekonomia që vazhdon të rritet ndërsa dalja nga BE do të hapte skenarë të pasigurt financiarë dhe industrialë për Britaninë e Madhe. 

david cameron

A do të vazhdojë Bashar al Asad të jetë në pushtet? 
Në dhjetor të 2011-ës Ehud Barak thoshte: Ditët e Asad janë të numëruara. Që prej atëherë ministri izraelit i mbrojtjes është tërhequr nga politika dhe ka dalë në pension ndërsa presidenti sirian vazhdon të jetë në pushtet. Dhe sipas parashikimeve do të vazhdojë të qëndrojë edhe përgjatë 2016-ës, pas pak ditësh ai do të vizitojë Teheranin, udhëtimi i dytë jashtë vendi në këto 5 vite lufte. Dhe janë pikërisht rusët dhe iranianët që garantojnë qëndrimin e tij. Ndërkaq plani I OKB-së parashikon 18 muaj përpara zgjedhjeve, afate që mund të zgjaten për shkak të kaosit ne vend. 

bashar al asad

Kush do të triumfojë në Oskar? 
Dhe fituesi është…The Big Short-Basti i madh. Parashikimet nxjerrin pikërisht atë filmin mbi krizën financiare të 2008-ës, me regji të Adam Mckay si fituesin e Oskarëve për këtë vit. Ndërsa regjisori më i mirë pritet të shpallet Lenny Abrahamson për filmin Room. Sipas Corriere, aktorja më e mirë meriton të zgjidhet Cate Blanchett dhe Michael Fassbender që luan rolin e Steve Jobs, aktori më i mirë. 

oscar

Ku do të shkojë çmimi i naftës? 
Aktualisht është 37 dollarë për një fuçi dhe këtë vit pritet që kuotimet në bursë të vijojnë të jenë të ulëta. Frenimi industrial në Kinë ka krijuar dobësi sa i përket kërkesës për naftë. Po kështu bumi ekonomik në Indi nuk arrin dot ta kompensojë. Ndaj parashikimet janë që oferta të mos rritet. Sot në botë prodhohen 3 milion fuçi në ditë më shumë, dhe do të vazhdojë të jetë kështu, çka do të thotë se çmimi do të vijojë të jetë i ulët. 

nafte

Kush do të fitojë Nobelin ne letërsi këtë vit? 
Duke marrë parasysh se me daljen nga skena të Philip Roth, mosha e letërsisë amerikane ka shkuar drejt perëndimit sic e tregon dhe zbulimi i vazhdueshëm i autorëve të vegjël si Richard Stern ose John Williams, dhe duke patur parasysh se në Europë nuk ka shumë autorë të denjë për Nobelin, mbeten vendet e lindjes, shkrimtarët afrikanë apo të Lindjes së largët. Megjithëse edhe Amerika Latine mund të sjellë surpriza këtë vit. Gjithsesi parashikimi është Nobeli këtë vit ti shkojë një shkrimtari izraelit dhe dy janë kandidaturat Abraham Yehoshua ose Amos Oz. 

nobel letersi

A do të jetë kjo vera më e nxehtë deri më sot?
Parashikimet thonë që po. 2016-ta do të jetë një vit rekord në fushën e metrologjisë. Do ta kalojmë këtë verë duke numëruar gradët e termometrit dhe vendet që nënshkruan marrëveshjen e Parisit mbi emetimin e gazrave dhe ndryshimet klimaterike. Dhe në shtator do të zbulojmë që vera 2016 ishte më e nxehta e dokumentuar ndonjëherë në historinë e njeriut.

plazh i nxehte

Kush do të fitojë kampionatin europian të futbollit? 
Kjo është një pyetje që e bëjnë shumë, dhe interesi është shumë i madh aq më tepër që për herë të parë merr pjesë edhe Shqipëria. Sipas parashikimeve Franca ka më shumë avantazhe. Së pari luan në shtëpi dhe ka Pogba, mbase mesfushorin më të mirë të muajve të fundit. Ekipit francez i mungon në fakt një sulmues i rëndësishëm, por historia tregon se ka fituar në shtëpi një europian dhe një botëror. Veç kësaj dy skuadra të tjera kanë goxha shanse këtë vit, Gjermania dhe Spanja. E para megjithatë i ka ezauruar sulmuesit e saj, pasi nuk janë më Klose e Podolski dhe mungojnë në përgjithësi sulmuesit, ku më i miri mbetet Ibrahimovic.


kampionati evropian
*Përshtati në shqip Erjona Rusi

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën