Speciale/ Të rinj që ikin, politika që përplaset dhe shembuj shprese! Sipërmarrëset që lanë Evropën dhe u kthyen në Shqipëri: Puna shpërblen

Fatkeqësisht, shpesh e më shpesh të rinjtë shqiptarë zgjedhin largimin nga vendi për të gjetur një të ardhme më të mirë në vendet e Bashkimit Evropianë, si Italia, Franca e Gjermania. Ka dhe nga ata që zgjedhin rrugën e vështirë drejt Britanisë së Madhe, duke rrezikuar edhe jetën. Fenomeni duket se nuk ndalet me kaq. Sërish degët më të zgjedhura në universitetet shqiptare janë infermieria dhe mjekësia, një biletë vetëm vajtje drejt Gjermanisë.

“Paguajmë ne, vjen gjermani dhe na i merr. Për fat të mirë sot nuk kemi mungesë mjekësh dhe infermierësh. Standardi më i lartë i shërbimit human. Si marrin diplomat menjëherë, por duhet të jenë të zot që t’u shërbejnë njerëzve. Do vazhdojmë të kërkojmë mbrapsht të na e kthejnë investimin, duhet të kthejnë investimin. Nuk mund të paguajë populli shqiptar për mjekët e Gjermanisë. BE të gjej formën dhe të na e kthejë. Me të njëjtën cilësi duke krijuar sinegjitë me universitetet e tyre. Jo vetëm kur dalin nga universiteti i tyre. por ne nuk mund të jemi në këtë pozitë pasive. Italia 40 mijë sot mungesa”, ishte reagimi i para pak ditëve i Kryeministrit Rama teksa po fliste për këtë fenomen.

Shifrat e të regjistruarve në arsimin e lartë kanë nxitur dhe një debat politik mes mazhorancës dhe opozitës. Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ngriti alarmin kur tha se në universitetet shqiptare numri i studentëve të rinj është ulur ndjeshëm.

“Në auditoret e universiteteve u ulën sot rreth 1 mijë studentë më pak se vitin e shkuar. Mbi 11 mijë aplikime janë bërë nga maturantët shqiptarë në universitetet e huaja. Pra, një në tre maturantë ka zgjedhur të shkollohet jashtë. Përgjatë viteve të fundit kemi humbur rreth 50 mijë studentë. Degë si peshkimi apo zooteknika rrezikojnë mbylljen, pasi të regjistruar janë vetëm 6 studentë. Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në degën Fizikë janë regjistruar vetëm 10 studentë, në Kimi 12 dhe në Matematikë 25 studentë. Në universitetet e rretheve, regjistrimet tkurren në mënyrë progresive çdo vit. Universiteti i Gjirokastrës hap sot dyert me ¼ e numrit të studentëve që kishte disa vite më parë”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama, për të ndaluar hemoragjinë e të rinjve, ka prezantuar një plan konkret që Universitetet Shqiptare të jenë të barasvlefshme me ato të Bashkimit Evropian dhe kjo të arrihet  përmes komunitetit politik evropianë.

“Duke iu dhënë mundësi nxënësve tanë që mbarojnë gjimnazet në Shqipëri që të mos kenë nevojë domosdoshmërisht të largohen për të shkuar për të studiuar në një universitet prestigjioz në Spanjë apo në Holandë apo në Francë apo në Gjermani dhe kështu me radhë, por ta gjejnë këtu në Shqipëri mundësinë që duke hyrë në universitet apo fakultet vendas të kenë programin dhe pasta në fund diplomën e barasvlershme të një universiteti europian të Spanjës, Holandës, Francës, Gjermanisë dhe kështu me radhë.  Nëse kjo do kthehet në një politike të re të BE do të jetë një arritje e jashtëzakonshme, një lehtësim i jashtëzakonshëm për të gjithë, për të gjithë ato familje që investojnë shumë nga kursimet apo nga financat e tyre për t’i shkolluar fëmijët në universitete jashtë vendit. Për të gjithë ata që i përkasin botës akademike këtu në vend, botës universitare këtu në vend, pedagoge dhe pedagogë dhe nuk diskutohet dhe për përfituesit e drejtpërdrejtë që janë studente dhe studentët”.

Kjo është njëra anë e medaljes. Në anën tjetër është dhënia jetë shpresës për kthim në atdhe të shqiptarëve të larguar. Madje disa prej tyre kanë edhe kanë investuar duke u shndërruar në sipërmarrës të suksesshëm edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Lufta në Ukrainë, një kapitull i errët i historisë së Europës dhe Botës, e gjeti Shqipërinë në anën e duhur, atë tët paqes dhe solidaritetit. Mbështetja për popullin e Ukrainës nuk ka vetëm përmasa politike, por dhe njerëzore e biznesi. Kështu, Arjeta Puça u kontaktua nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për një porosi të veçantë, atë të përgatitjes së 500 autoambulancave të blinduara për zonat e luftës në Ukrainë, autoambulanca “Made in Albania”. Madje, sipas rrëfimit të Pucas, ishte një betejë me kohën, pasi kompanisë shqiptare i’u kërkua përgatitja e 11 autoambulancave në vetëm 2 javë kohë, me qëllim që të nisenin drejt Polonisë dhe prej andej udhëtuan drejt Kievit dhe vendeve më të prekura nga lufta. Lajmi për këtë angazhim kalon kufijtë dhe “Reuters” dhe “Zëri i Amerikës” vijnë në Tiranë për të parë nga afër se si merrnin jetë autoambulancat “Made in Albania” nga kompania e sipërmarrëse Puca.

Shembull tjetër është edhe Valbona Begolli, e cila numëron 250 të punësuar në sipërmarrjen e saj. Sipas Valbonës vizioni, këmbëngulja dhe tejkalimi i vetes janë rruga drejt suksesit.

Madje, Begolli i bënë apel të rinjve që në fokusi të kenë iniciativën e tyre, pa u ndikuar dhe pa pritur nga palë të treta.

“Unë nuk kam pritur ndihma nga të tjerë, apo institucione shtetërore, madje as nuk kam marrë ndonjëherë gjë. Në asnjë vend nuk të ndihmon qeveria po nuk pate ide dhe vullnet për të luftuar e për të ia arritur qëllimit”, ka thënë ajo.

Një rreze tjetër dielli vjen dhe nga të huajt që zgjedhin Shqipërinë për të punuar, jetuar dhe investuar. Sipas shifrave të INSTAT në fund të vitit 2021, rezulton se numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 14.921 banorë, duke pësuar rritje me 9,6 %, krahasuar me 2020. Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2021 ishte 9.106 aplikime, duke shënuar një rritje me 18,9 %, krahasuar me vitin 2020. Të huajt rezidentë janë me origjinë nga Irani, Italia dhe Kosova, respektivisht me 2.586, 2.324 dhe 1.869 banorë. Të huajt me origjinë nga Evropa, në vitin 2021 rezultojnë 8.812 banorë dhe përbëjnë 59,1 % të të huajve gjithsej kundrejt 56,8 % që përbënin në 2020. Arsyeja për punësim është arsyeja kryesore e lejeve të qëndrimit të të huajve në Shqipëri në 2021, me 47,7 %.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lexues: 31/10/2022 10:56

    Nje vend(familje)qe nuk investon per te ardhmen etij(rinin) esht i destinuar te shkatrrohet. SHQIPERIA tashme esht vend i falimentuar.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 30/10/2022 07:25

    Sa te jene ne pushtet hajnat kriminelet kusaret kjo pune nuk do te ndalet.

    Përgjigju
  • Eri: 30/10/2022 05:56

    E habitshme vertet. Do kene bere magji. Se nuk ma mundesi te largohet rinia kur luge me flori e ka bere Rampallnia!

    Përgjigju
  • Shqiptar i larguar prej kohesh: 30/10/2022 04:43

    Mos prisni gje nga institucionet, thote njera nga sipermarreset, po bejini te gjitha vete. Po si mund te jetoje njeriu nga puna nese shteti nuk kryen funksionet baze: mbrojtjen e te drejtave te pronesise, ekzekutimin e kontratave nga gjykatat, ruajtjen e rendit e qetesise publike, ofrimin e sherbimeve publike me cilesi te pranueshme (uje, elektricitet, shendetesi, shkolla)?

    Përgjigju
  • Luani: 29/10/2022 23:53

    Une dua te kthehem por sa here vij ma bejne te veshtire me Metodat e tyre qe l kann shpikur vete

    Përgjigju
  • Alb: 29/10/2022 20:31

    Kjo ashte politika shqiptare e trathtare. Lavi ppsh

    Përgjigju
  • Anila: 29/10/2022 20:00

    Rruga e mbare te gjithe atyre qe ikin. Nje jete ka njeriu dhe e jetoje atje ku jetohet me mire.

    Përgjigju
  • Skd: 29/10/2022 19:31

    Nje e mirepaguar me 2 milione muaji i medias proqeveritare dhe nje tjeter i mirepaguar i medias shteterore, duke bere propagande te felliqte e te deshperuar.

    Përgjigju
    • Reni: 30/10/2022 07:08

      Kur njeriu eshte I varfer e vuan ate Brenda tij. Por kur I thone atij se je I pasur ai e vuan me te gjithe...

    • Fikeni makinerinë e propagandës: 29/10/2022 21:26

      Fikeni makinerinë e propagandës o tradhëtarë... big up SKD

    • Ops: 29/10/2022 21:15

      Pse ste pelqen o Toni , po thot ralitetin

    • Toni: 29/10/2022 19:59

      Koment i qelluar

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?