Speciale/ Vajzat e taekwndo-s, kampione ashtu si djemtë! Sport klub Tirana nuk bën përjashtime, në palestër edhe fëmijët me aftësi ndryshe

Taekwondo-ja është një sport që nisi të ushhtrohej në Shqipëri që prej vitit 1995, por vitet e fundit janë thyer disa mite të cilat e rrethojnë. Kjo falë klubit Tirana që e ka shndërruar shumë të masivizuar edhe për vajzat. Aty mund të gjesh fëmijë nga mosha 5-vjeç dhe deri tek të rriturat. Ka shumë nga ato vajza të cilat e ushtrojnë për pasion, por më shumta janë ato të cilat të ardhmen e shohin në këtë sport. Këtë nuk e deklarojnë me fjalë, por me çmimet dhe medaljet e fituara si në garat kombëtare, por edhe ndërkombëtare.

Padyshim që ideatorja e këtij klubi fantastik, që nxjerr dita ditës edhe djem kampion, është zysh Arjola Kasaj. Ajo është një profesioniste që nuk i lë asgjë rastësisë, por si gjithmonë edhe në këtë rast medalja ka dy anë. Kasaj ka përfshirë në skuadrën e saj edhe fëmijë me aftësi ndryshe, të cilët sigurisht nuk kërkon t’i bëjë kampionë, por të njëjtë si bashkëmoshatarët e tyre. Përsa i përket befasive në klubin e taekwondo-s Tirana kjo nuk është e vetmja.

……..

Në palestrën e klubit të tajkondos Tirana nuk punohet vetëm për të nxjerrë kampionë. Zysh Arjola ka menduar edhe për anën sociale, pasi aty ndihen të barbartë edhe fëmijët me aftësi ndryshe, të cilët stërviten pa paguar asnjë qindarkë.

……..

Amelia Velenishti është një nga sportitet më të spikatura që stërvitet në klubin Tirana. Ajo është vetëm 10 vjeç, por numëron disa arritje spektakolare. Deri më tani Amelia ka arritur të shpallet kampione e vendit, ndërsa është shpallur edhe sportistja më e mirë e republikës.

……..

Livia Zhegu është një tjetër sportiste për t’u veçuar në klubin e tajkondos së Tiranës. Ajo është 17 vjeç, ndërsa deri më tani ka fituar çmimin e sportistës më të mirë të kategorisë junior. Gjithsesi më shumë se për të gjitha ajo mund të krenohet pasi ka marrë pjesë në ballkaniadë ku edhe i shkoi shumë afër medaljes.

……….

Klarisa adhe Fjola janë dy sportiste të tjera, të cilat kanë nga 3-6 vite që stërviten. Ato thonë se fillimisht tajkondon e nisën si një hobi, ndërsa më pas vijoi si një pasion. Kaq ishte e mjaftueshme për t’i hapur rrugën edhe medaljeve. 

............

Çuditë e një klubi kaq të bukur tajkondoje nuk kanë fund këtu. Kjo për shkak të Blertës, një vajzë praktiuese e fesë myslimane.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës