Kuvendi i Kosovës është mbledhur në seancë të jashtëzakonshme dhe ka votuar Justina Shiroka Pula për Presidente të Kosovës. Justina Pula ka marrë 81 vota, kundrejt një vote që ka marrë Eliza Hoxha.
'Betohem, do i kryej me përgjegjësi detyrat e mia në shërbim të Republikës së Kosovës', tha Pula gjatë betimit në Parlament.
Më pas gjatë fjalës para deputetëve, Pula tha se do i shërbejë interesit qytetar dhe do të punojë për unitetin dhe forcimin e institucioneve të Kosovës.
“E pranoj me nder e përgjegjësi detyrën e Presidentes së Kosovës. Ky mandat nuk i përket vetëm një personi, por qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan. Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve. Do të punoj për unitet dhe forcimin e institucioneve tona. Kosova do të duhet të ecë përpara e sigurt me orientim të qartë euroatlantik. Do mbroj Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë”, tha mes të tjerash Pula.
Justina Shiroka-Pula është Presidentje e tretë grua e Kosovës, pas Vjosa Osmanit dhe Atifete Jahjagës. Kosova deri më tani ka shtatë presidentë në historinë e saj.
Po ashtu Kuvendi ka votuar projektligjin që parashikon ndryshime në ligjin për Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë. Amendamenti u votua me 90 vota pro, ndërsa projektligji në tërësi u votua me 88 vota pro. Menjëherë pas miratimit të ndryshimeve, protestues dhe mbështetës të UÇK-së kanë 'shpërthyer' në brohorima gëzimi jashtë ambienteve të Kuvendit.
Gjatë votimit për Gjykatën Speciale dhe për Presidenten, në sallë ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës.
Kur u propozua nisma për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara?
Nisma për ndryshimin e ligjit është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës më 21 shtator, pak ditë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Ndryshimet e propozuara prekin disa çështje që lidhen me funksionimin dhe juridiksionin e Dhomave të Specializuara, përfshirë mundësinë që raste të caktuara jashtë juridiksionit të tyre të procedohen në Kosovë. Projektligji parasheh gjithashtu mundësinë e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës, kufizimin e dënimit maksimal me burgim në 15 vjet, si dhe mbajtjen e dënimeve në Kosovë.
Çfarë janë Dhomat e Specializuara?
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale, u themeluan në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por funksionojnë në Hagë me personel ndërkombëtar. Ato kanë mandat të hetojnë dhe gjykojnë pretendimet për krime të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së në periudhën nga janari 1998 deri në dhjetor 2000.

Pas betimit, presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, mbajti fjalën e saj të parë para Kuvendit. Ajo u zotua se mandati i saj do të jetë në shërbim të Kosovës, forcimit të institucioneve, qytetarëve dhe forcimit të marrëdhënieve me aleatët.
“Sot e pranoj me nder të madh dhe përgjegjësi të plotë detyrën si Presidente e Kosovës. Ky mandat i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona. Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, pa dallim etnik apo shoqëror, do të punoj për forcimin e institucioneve tona. Kosova duhet të ecë përpara si shtet demokratik, i sigurt dhe me miqësi të fortë me aleatët tanë. Do ta mbroj kushtetutën, interesin e republikës dhe qytetarët tanë. Besoj në Kosovë, besoj se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat që do të vijnë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovëvs!”, tha presidentja.

Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka bërë betimin para Kuvendit, me zgjedhjen e saj në këtë detyrë.
“Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtoj ruajtjes së pavarësisë dhe integritetit territorial, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe ligjeve. Me ndërgjegje e përgjegjësi do t’i kryej të gjitha detyrimet e mia. Betohem!”, tha presidentja.
Pas fjalës së saj, të gjithë u ngritën në këmbë për të vijuar me himnin e flamurit.

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur si Presidente e Kosovës. Eliza Hoxha, e cila ishte kandidatja e PDK, mori vetëm 1 votë, ndërsa 2 ishin të pavlefshme.
Votimi, i cili nisi disa minuta para se të trokiste mesnata, zgjati deri në orën 00:03, duke kaluar afatin kushtetues të 6 tetorit.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë me 88 vota pro ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Ky moment u prit me duartrokitje nga të pranishmit.
Me këtë votim, Kuvendi përmbylli shqyrtimin e projektligjit, i cili ishte miratuar në lexim të parë më 5 tetor.

Komente
Komento