Spektakël dhe ‘frikë’ në bregdetin e Vlorës! Dallgët arrijnë në 4 metra lartësi dhe përplasen me shkëmbinjtë (VIDEO)

VLORË- Deti më dallgë që ka përfshirë vijën bregdetare të gjirit të Vlorës ka dhuruar spektakël tek banorët por dhe tek turistët e huaj.

Dallgët që arrinin deri në katër metra lartësi përplaseshin më shkëmbin  duke dalë dhe në rrugën kryesore. Por, përplasja me shkëmbin ka dëmtuar plazhet dhe ato pak çadra që kanë qenë.

Paralelisht, dallgët kanë dëmtuar dhe një skelerinë të një moli, i cili është duke u ndërtuar në Lungomaren 2, dhe nga dëmtimi dërrasat e kësaj skelerine janë përhapur në një vijë bregdetare më shumë se 2 kilometra , dhe ata pak dashamirës të detit që kishin vendosur të sfidonin dallgët e mëdha sot nuk janë futur në det nga frika e dëmtimit nga dërrasat që ndodhen në të gjithë vijën bregdetare.

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlonjati: 19/09/2022 16:36

    frike?! shiko dallgen ne buze deti as nje pellmebe eshte. atje ku ka perplasje eshe se i cmenduri ne lungomare e beri betonin ne trotuar perpendikulare, pingul, me dallgen, jo sic e kish krijuar natyra meme 1 miljon vjecare bregun. Eshte pikerish skizofrenia qe mos i bej gjera normalisht po kunder. Ky eshte rezultai. Betoni dhe trutuari duhe sipas vijes se reres ne breg, sic e kish ber italiani ne 1915 kur erdhi ne vlore dhe e beri per here e pare ae rruge. Keta kerkojne te bllokojne forcen e ujit. Deliri eshte patologji

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë