Foto: Eklipsi në Spanjë
Miliona njerëz në Europë dhe pjesë të tjera të hemisferës veriore ngritën sytë nga qielli këtë të mërkurë për të ndjekur eklipsin diellor, një nga fenomenet astronomike më të veçanta të viteve të fundit. Në Spanjë, Islandë, Grenlandë dhe një pjesë të Portugalisë, Hëna mbuloi plotësisht Diellin për disa minuta, ndërsa në shumë vende të tjera të Europës fenomeni u pa si eklips i pjesshëm.
Pamjet nga qytete të ndryshme tregojnë sheshe, plazhe dhe pika panoramike të mbushura me njerëz që ndjekin fenomenin me syze mbrojtëse të posaçme. Në Spanjë, autoritetet kishin përgatitur qindra zona vëzhgimi për shkak të interesit të jashtëzakonshëm të publikut.
Ky është eklipsi i parë i plotë diellor i dukshëm nga pjesë të Europës kontinentale pas shumë vitesh. Rruga e eklipsit kalon mbi Grenlandë, Islandë, Spanjën veriore dhe një cep të Portugalisë, ndërsa në pjesën më të madhe të Europës, Afrikës Veriore dhe Amerikës së Veriut fenomeni shihet pjesërisht.
Lajmi kryesor:
Pamje ‘magjike’ në Tiranë, eklipsi i Diellit ofron spektakël! Shqiptarët ndjekin fenomenin e rrallë natyror! Miliona njerëz në mbarë botën 'të mbërthyer' me sytë nga qielli (VIDEO+FOTO)




