Spektakli i flamingove në bregdetin e Pish-Poros të Fierit, shtohet numri i tyre në lagunat tona

Spektakli që dhurojnë flamingot në qiell mund të shihet me sy të lirë pasi ke përshkruar një rrugë relativisht të gjatë për në bregdetin e Pish-Poros në Fier. Këto zogj të mrekullueshëm shihen gjithnjë e më shumë në këtë zonë. Ato qëndrojnë disa orë në gjolin e Pish-Poros dhe në mbrëmje largohen në drejtim të dy lagunave, Karavastasë dhe Nartës.

Drejtori Zonave te Mbrojtura në Fier, Ardian Koçi duke folur për Report Tv tregoi se numri i flamingove është shtuar këtë vit. Ai tha se flamingot janë shpendë ujore migratorë dhe ende nuk kanë arritur ende të krijojnë foletë në vendin tonë.

"Nga viti në vit numri rritet 2-3 mijë varet nga faktorë tjerë qetësia dhe ushqimi. Flamingot në parkun tonë dhe në zonat me kolonitë e tjera në Francë dhe Itali. Nuk kemi tentativa për folezim flamingo në nartë për shkaqe të tjera. Tashmë folezimi i flamingove në Itali arrin deri në Veneto", tha Koçi.

Në parkun Divjakë - Karavasta, por edhe në zona të tjera, si Godulla dhe Pish-Poro shihen gjithnjë e më shumë koloni me flamingo.

Përpos tyre, në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta shihen edhe shpendë të tjerë ujorë. Koçi na thotë se numërohen 42 mijë individë të specieve të ndryshme. Gjatë rrëfimit të tij për këta shpendë në mrekullueshëm, Koçi tha se shumica janë migratorë, ndërsa pelikani kaçurrel autokton në Shqipëri është shtuar shumë këtë vit.

Parku kombëtar Divjakë-Karavasta është një nga vendet që mund të vizitoni gjatë këtij sezoni, ku përpos detit dhe aromës së pishave mund të shihni dhe fluturimin e flamingove e pelikanëve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm