Trump përgëzoi astronautët e Artemis II për fluturimin e tyre pranë Hënës gjatë një lidhjeje surprizë me ta.
“Njerëzit në të vërtetë nuk kanë parë kurrë diçka si ajo që po bëni ju. Është vërtet e veçantë”, tha ai teksa më pas i pyeti edhe për shkëputjen e plotë me Tokën që zgjati rreth 40 minuta. Gjatë kësaj kohe, astronautët nuk kishin më sinjal.
Astronauti Victor Glover u përgjigj duke thënë se bëri “një lutje të vogël”, por më pas iu desh të vazhdonte punën për të regjistruar vëzhgimet shkencore të anës së largët të Hënës.
“Ishim të zënë këtu lart dhe po punonim shumë fort, dhe duhet të them se në fakt ishte mjaft mirë,” shton Glover.
“Cila është pjesa më e paharrueshme e kësaj dite vërtet historike?”, pyeti Trump.
Komandanti Reid Wiseman ishte i pari që u përgjigj dhe filloi duke thënë se telefonata nga presidenti ishte “sigurisht shumë e veçantë për të gjithë ne”.
“Pamë pamje që asnjë njeri nuk i ka parë ndonjëherë, madje as gjatë Apollo-s, dhe kjo ishte e jashtëzakonshme për ne,” tha Wiseman.
Ai vazhdoi duke shpjeguar vëzhgimet e ekuipazhit për eklipsin diellor dhe tha se të katër anëtarët kishin komentuar se sa “të entuziazmuar jemi të shohim këtë komb dhe këtë planet të bëhen një specie me dy planetë”, duke iu referuar synimeve për misione të ardhshme drejt Marsit.
Lajmi kryesor:
‘Pamje që s’i ka parë syri i njeriut’, Artemis II përfundon fluturimin pranë Hënës në largësi rekord nga Toka! Nis rrugëtimi i kthimit për 4 astronautët (VIDEO)









