Spërkat komshien me benzinë por i largohet, e moshuar i vë flakën vetës! Policët kthehen në heronj e i shpëtojnë jetën

Spërkat komshien me benzinë por i largohet, e moshuar i vë flakën vetës! Policët kthehen në heronj e i shpëtojnë jetën

Foto ilustruese

Mallakastër- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Ballshit, ku një e moshuar ka tentuar të djegë me benzinë komshien e saj E.Xh. Fatmirësisht ajo ka mundur të largohet me shpejtësi edhe pse e spërkatur me benzin. Më pas 60-vjeçarja P. Taullaj, në gjendje të rëndë psikologjike, ka hedhur benzinë në trupin e saj dhe ka ndezur çakmakun për t'u vetëdjegur.

Në këtë moment patrulla e policisë në Ballsh ka bërë të mundur që të shpëtojë nga dëmtimet e rënda 60-vjeçaren e cila i vuri flakën vetes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në qendër të qytetit të Ballshit.  60-vjeçarja u transportua me ambulancë për në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashte rrezikut për jetën.

Dyshohet se 60-vjeçarja vuan nga depresioni ndërsa sherri me komshien ka nisur për motive të dobëta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlorë: 16/10/2019 23:00

    Uë uë uë Hahahahahaha!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër