TIRANË – Një 37-vjeçare u shfaq me një bidon benzine para një farmacie në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’, e spërkati dhe tentoi t’i vinte flakën. Ajo pretendonte se ilaçet që kishte blerë aty i kishin shkaktuar probleme shëndetësore ndaj donte ta digjte.

Megjithëse bëri gjithçka gati, nuk i vuri flakën dhe arsyet mbeten të paqarta. 37-vjeçarja, e identifikuar si Marsida Kumurija, banuese në Tiranë është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe më pas është vënë në pranga.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një bidon me lëndë djegëse dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.