Shqiptarët nuk gjetën atë që prisnin në Gjermani, pasi shkuan për të kërkuar azil. Të përballur me refuzimin e autoriteteve, pasi vendi jonë si dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë shpallur vende të sigurta origjine, ata tani po kthehen. E përditshmja gjermane Der Spigel, shkruan se azilkërkuesit shqiptarë po i kthejnë shpinën Gjermanisë.
“Qindra shqiptarë largohen çdo ditë, kryesisht përmes aeroportit të Frankfurtit. Ata po largohen për të shmangur kërcënimin e bllokimit të udhëtimit në zonën Shengen. Në rast se qëndrojnë në Gjermani, ata rrezikojnë deportimin dhe një ndalim udhëtimi në vendet e Europës”, shkruan e përditshmja gjermane.
770 mijë kërkesa azili të patrajtuara presin në sirtarët e autoriteteve gjermane të azilit. Zyra Federale për Migracionin e Refugjatët ka njoftuar se ka një plan ambicioz për të përshpejtuar procesin. Përveç rritjes së personelit që do trajtojë kërkesat, gjithashtu edhe koha është ulur.
Çdo kërkesë nuk do të marrë më shumë se 48 orë kohë. Kancelarja gjermane Angela Merkel është nën një presion gjithnjë e në rritje për politikën e dyerëve të hapura që ndoqi ndaj emigrantëve, e sidomos pas ngacmimeve seksuale të ndodhuta kohët e fundit, ku përgjegjës janë ata, azilkërkuesit.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com