Spille, plazhi familjar që ofron siguri e çmime konkurruese! Miratohen lejet për stacione plazhi, 43 vëzhgues plazhi

Me 3 kilometra vijë bregdetare, plazhi i Spillesë është ndër më të frekuentuarit në Adriatik. Procesi i lejeve për stacionet e plazhit ka përfunduar dhe janë licencuar 40 operatorë turistik për të menaxhuar hapësirën e bregdetit.  Në plazhin e Spillesë një çadër me 2 shezlongë kushton 300 lekë. Ndërmjet plazheve private ka një hapësirë prej 700 metrash për plazh publik, ku pushuesit mund të qëndrojnë pa pagesë.

"Plazhi i Spillesë ofron një hapësirë shumë të pastër të rregullt me vrojtues plazhi dhe pastërti maksimale nga ana e subjekteve. Kemi siguruar qetësi për pushuesit. Në bazë të VKM e kemi detyrim ligjor mbajtjen e hapësirës publike, pra ne e pastrojmë edhe  plazhin publik që të ndjehen komod pushuesit", ka thënë Kristofor Hasa, operator turistik.

Mungojnë shërbimet hotelerie, ndaj pushuesit qëndrojnë kryesisht në shtëpi plazhi ku qiraja varion nga 2000 deri në 3000 lek/nata. Përpos çmimeve të favorshme, Spilleja është e preferuar edhe për sigurinë që ofron... Në gjithë vijën bregdetare operojnë 43 vëzhgues plazhi.

"Siguria në plazhin e spillesë është ndër më të mirat në plazhet që ka Shqipëria, bëhet 3 km plazh spilleja e kemi kompletuar me tabela sinjalizuese, flamujt që sinjalizojnë kushtet e detit. Çdo stacion plazhi e ka një roje 40 subjekte. kullat nuk lejohen në këtë lloj plazhi, kullat duhet në plazhet oqeanike, ku ka dallgë të larta, këto janë plazhe të qeta dhe ka fushë pamje", thotë instruktori i vëzhguesve Agust Hoxha

"Vrojtuesi i plazhit ka për detyrë kontrollin e plazhit, vendosjen e flamujve, kontrollojmë edhe bovat. Është viti i pestë që merrem si instruktor dhe roje plazhi. Sivjet nuk ka pasur pushues që kanë rrezikuar mbytjen në det, por vjet kam pasur 3 raste shpëtimi. Pastaj ne punojmë edhe për gjetjen e fëmijëve që humbin në plazh, dje janë gjetur dy fëmijë", deklaron Festim Sula, vrojtues plazhi.

Me një distancë 53 km nga Durrësi dhe 60 km nga Elbasani, Spilleja njihet si plazh familjar, ku prej vitesh frekuentohet nga banorë të këtyre qarqeve, ndërsa vitet e fundit janë shtuar edhe pushuesit nga Kosova.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja