ITALI - “Asnjë shumë parash nuk është paguar dhe nuk ka pasur bisedime mbi këtë çështje”, konfirmon ekonomisti Giuseppe Spinelli në një komunikatë për shtyp.
“Dua të sqaroj se vonesa ime për të raportuar mbi ngjarjen e Berlusconi-t dhe avokatit Ghedini ishte për shkak të frikës së madhe për ndonjë hakmmarje kundër familjes time. Dua të theksoj se asnjë shumë parash nuk është paguar dhe nuk ka pasur asnjë marrëveshje”.
GHEDINI: VONESA PER ARSYE FRIKE
”Arsyeja e vonesës së denoncimit në autoritetet gjyqësore lidhet me faktin më se të arsyeshëm, frika e provokuar nga sekuestratorët në shtëpinë e Spinelli-t, i cili u druante nga hakmarrja për vete dhe familjen e tij”. Kështu shkruan avokati ligjor i Silvio Berlusconi-t, Nicolo Ghedini.
Hetimet se mund të ketë patur ndonjë transfertë parash në Zvicër. Hetuesit duan të dinë nëse ka pasur ndonjë transferte parash në një kasetë sigurie në Zvicër, e cila mund të jetë pjesë e ryshfetit të paguar.
Për momentin nuk janë gjetur asnjë gjurmë të këtyre parave. Nga gjërat e konfiskuara nuk janë gjetur DVD o USB që sipas rrëfimit të ekonomistit duhej t’i ishin ofruar në shkëmbim të kërkesës për 35 milionë euro, pasi përmbanin materiale të rëndësishme që mund të ndryshojë rezultatin e çështjes “Mondadori” në favor të ish-kryeministrit italian.
(lc/eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com