Spiro Duni ngjit 'Spiunin e Ballkanit'
të autorit serb Kovaçeviç në TK

Spiro Duni ngjit 'Spiunin e Ballkanit'<br />të autorit serb Kovaçeviç në TK
“Spiuni i Ballkanit” do të jetë në skenën e teatrit si premierë në datat 14-15 nëntor, por ajo do të vijojë më pas dhe për net të tjera në Teatrin Kombëtar. Gjatë këtyre ditëve regjisori spiro Duni bashkë me aktorët Ndriçim Xhepa, Albano prodani, Alesia Xhemalaj, Bes Bitraku, Maja Aliçkaj dhe Genti Deçka po vijon provat në TK. “Kjo është puna ime e dytë, që vjen me një vepër që mban emrin e autorit serb. Eshtë një pjesë që e kasha menduar që para 3 vitesh”, thotë regjisori Duni.

"Spiuni i Ballkanit" është vepra e autorit serb Dushan Kovaçeviç, që sipas regjisorit të njohur Spiro Duni do të përcjellë mesazhe për shoqërinë, por dhe vlera artistike qe priten nga interpretimi I aktoreve te perzgjedhur.

Tema që trajton këtë herë pjesa teatrore “Spiuni i Ballkanit” është frika, një individ i frustruar nga e kaluara e tij. “Në vepër është individi i frustruar nga e kaluara e tij, i cili kthehet në një paranonjak, ndaj një informacioni të thjeshtë që i është kërkuar. Pra i kërkohet informacion për dikë dhe atij i kthehet në makth gjithçka”, tregon regjisori Spiro Duni mbi pjesën teatrore që do të vijë në TK. Kovaçeviçi merret me fatin e personazheve, njerëz të alarmuar që e bartin me vetë të shkuarën e tyre. Në mos të shkuarën, frikën e rikthimit apo hijen që ajo u lëshon ende edhe pse jetojnë në një tjetër kohë.

Personazhet e këtyre veprave të tij, sikurse dhe në këtë vepër konkretisht janë njerëz dyshimtarë, shpeshherë haluçinantë. Njerëz të cilët dukshëm liria nuk i ka çliruar nga persekutimi i dikurshëm. Ka mes tyre nga ata që e kanë nostalgji perverse ende zellin të vazhdojnë si për inerci ndikimin  e asaj kohe, siç ka mes tyre dhe nga ata që duke harruar këtë plagë të atyre që i rrethojnë, i kapërcejnë me shkujdesje situatat, që më vonë do të kthehen në Bumerang

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur