Në një kohë kur ish-shefi i tij ministri i Punës dhe Mirëqënies Sociale Spiro Ksera ka rënë në burg për vjedhjen e gati 300 milion lekëve, Kleves Bitro kërkon lirimin nga burgu. 

Bitro është dënuar me 1.5 vite burg për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Shpërdorimit të detyrës” duke krijuar tendera fiktivë për reklamat e 1 majit.

Tashmë Bitro ndodhet në burg pasi u arrestua nga policia në muajin Korrik 2015.

Bitro prej një periudhë qëndroi në kërkim policor.

Tashmë ai i është drejtuar gjykatës së Tiranës me një kërkesë ku kërkon lirimin nga qelia pasi pretendon se e kap amnistia e miratuar së fundi nga qeveria.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)