Spiropali-Berishës: Trillues i
paskrupullt, turp për çfarë flet

Spiropali-Berishës: Trillues i<br />paskrupullt, turp për çfarë flet
TIRANE - Elisa Spiropali i ka kthyer sot ne faqen e saj në Facebook një përgjigje ish-kryeministrit Sali Berisha i cili ka përmendur emrin e saj në seancën e Kuvendit.

Spiropali e quan Berishën trillues të paskrupullt pasi ai merret me gratë. “Kur burrat merren me gratë duke i shpifur, trilluar e fantazuar pa pikë turpi si bëre ti sot nga foltorja e shenjtë e Kuvendit, është turp,” – shkruan Spiropali

Më poshtë statusi i plotë i Elisa Sipropalit drejtuar Berishës

Sali Berisha, O shpërdorues i fjalës, o beterr i komunikimit, o fantazues i papërmbajtur, o trillues i paskrupullt; e nise me Ketin e mbylle me mua diarenë tënde verbale sot në Parlament.
Kur burrat merren me gratë duke i shpifur, trilluar e fantazuar pa pikë turpi si bëre ti sot nga foltorja e shenjtë e Kuvendit, është turp. Por meqënëse përmes trillimeve të tua të shfrenuara dhe qesharake, duke mos respektuar asnjë kufi morali dhe etike, megjithse ti s'je në gjendje të kuptosh nga njeriu as aq sa një shtazë kupton nga një tjetër shtazë, por gjithsesi me një shpresë të vakët se diç do të kuptosh a diç do të ndjesh, s'po më rrihet pa ta kthyer një xhevap shqiptarçe.
Dije se me këto që the sot në Parlament e provove me gojën tënde se populli bëri mirë që të flaku dhe të katandisi si e meriton.
Dije dhe tjetrën, se pavarësisht sëkëlldisë që u shkakton mendjeve dhe bezdisë që u kall syve, veshëve, hundës së njerëzve normalë ajo e sotmja nga foltorja e shenjtë e Parlamentit, katandisja jote e sotme ishte përgjigja më e sigurtë e pyetjes mundonjëse që të prish gjumin;
Të do apo nuk të do populli?!
Populli që të flaku dhe të katandisi si e meriton, nuk të do.
E pamundur tashmë të mos jesh bindur edhe vetë për një të vërtetë kaq evidente.
Tash e tutje, duke e pasur më se të qartë se në derexhenë ku je katandisur, përveç vjelljes dhe kutërbimit, prej teje nuk na vjen asnjë e keqe tjetër, në respekt të brezit të tashëm të mësojë si nuk duhet të jetë një politikan, si dhe të brezave të ardhshëm që historia jote të mos përsëritet më kurrën e kurrës, do vazhdojmë të të lejojmë të vjellësh sa të duash, si të duash, ku të duash, dhe kur të duash. Do ta bëjmë këtë lëshim të fundit. Kaq gjë e meriton. Natyrisht duke mbyllur veshët, dhe patjetër hundët.

spiropali fb

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos