Spiropali: Do ecim përpara
pavarësisht zhurmës së opozitës

Spiropali: Do ecim përpara<br />pavarësisht zhurmës së opozitës<br>
Koordinatorja kombëtare për bashkëqeverisjen në Partinë Socialiste, Elisa Spiropali, ka deklaruar se do të vijojë komunikimin me qytetarët.

Duke folur për media në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PS, Spiropali deklaroi se do të vijojë koalicioni i madh, duke dëgjuar qytetarët dhe problemet e tyre për të bërë të mundur një ndryshim.

Ajo u shpreh se PS është e vendosur për zhvillimin ekonomik dhe axhendën evropiane të Shqipërisë.

“Jemi të vendosur që të ecim përpara, të vijojmë komunikimin me qytetarët. Ne fituam mandatin në një koalicion me qytetarët dhe jemi të vendosur ta vijojmë koalicionin e madh, do të dëgjojmë qytetarët kudo problemet e fermerëve, qytetarëve të papunë dhe të punojmë me vendosuri për të bërë të mundur një ndryshim. Të vendosur për zhvillimin ekonomik dhe axhendën evropiane të Shqipërisë. Axhenda ishte organizative, por edhe qeverisëse dhe prioritetet e qeverisë. Në këto muaj të punojmë fort për axhendën auerorpiane të Shqipërisë për të bërë detyrat e shtëpisë. Jemi në një pikë të mirë të marrëdhënies me BE, pavarësisht zhurmës së opozitës në vend, por edhe kur flasin anglisht me BE, ne vendosim para axhendën e Shqipërisë para interesit politik”, deklaroi Spiropali.

Çfarë u diskutua në mbledhjen e Kryesisë?
Mbledhja e Kryesisë kishte disa funksione: organizimin e partisë, atë politik, por edhe agjendën qeveritare dhe të përparësive që qeveria e Partisë Socialiste ka për të çuar përpara në 2018-ën. Ne jemi të vendosur të ecim përpara me qeverisjen e vendit; jemi të vendosur të vazhdojmë komunikimin me qytetarët. 

Ne e fituam mandatin e Qershorit 2017 në një koalicion me qytetarët, morëm një mandat kuq e zi dhe jemi të vendosur që ta vazhdojmë këtë koalicion të madh. Jemi të vendosur që të dëgjojmë qytetarët në qendër apo në periferi, në qytet apo në fshat, të gjitha problemet e fermerëve, të nëpunësve, të qytetarëve të papunë. Të punojmë me vendosmërinë tonë për të bërë të mundur një ndryshim të qenësishëm në jetën e tyre. Jemi të vendosur për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për agjendën europiane të Shqipërisë.

Cilat ishin pikat e rendit të ditës dhe çfarë u diskutua konkretisht?
Unë e theksova edhe më lart, rend dite ishte agjenda organizative politike e partisë, por edhe agjenda qeverisëse dhe prioritetet e kësaj qeverie si dhe e kësaj partie, si forca e vetme që qeveris në këtë vend. Jemi të vendosur që në këto muaj të punojmë fort për agjendën europiane të Shqipërisë, për t’i mbërritur dhe për të bërë të gjitha detyrat e shtëpisë.

Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Bashkimin Europian; jemi në një pikë shumë të rëndësishme pavarësisht zhurmës, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të opozitës për të krijuar zhurmë në vend. Ne, padiskutim, vëmë agjendën e Shqipërisë përpara agjendës politike të ditës. Fatkeqësisht, kjo nuk është retorika apo politika e opozitës: ata kanë vendosur të venë interesin politik të ditës mbi interesin kombëtar.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan