Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka "thumbuar" Presidentin Ilir Meta,Kryetarin e PD-së, Lulëzim Bashën por edhe Monika Kryemadhin, për situatën e koronavirusit.

Ky reagim nga Spiropali vjen një ditë pasi u bë publike që Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili u infektua më Covid-19 i shtruar në spital

Postimi i plotë:

“Mona thotë Covidi nuk ekziston. Likja bredh pa maskë. Saliu ruhet nga Covidi si djalli nga temjani. Dhe Luli, kryetar i frontit të shpartalluar opozitar, thotë spitalet janë në kolaps. #vajmedet”, shkruan Spiropali.