Spiropali: Në 90 kisha simpati 
për Berishën, ngrija dy gishtat

Spiropali: Në 90 kisha simpati <br />për Berishën, ngrija dy gishtat<br>
​Deputetja socialiste, Elisa Spiropali ka bërë një deklaratë surprizuese në Kuvend, kur ka përmendur ish-kryeministrin Sali Berisha. 

Ajo tha se në fillimet e viteve ’90 ka pasur simpati për Berishën, ndërsa shtoi se kjo atmosferë përkufizonte edhe familjen e saj. “Kur isha e vogël, në vitet 90-91, ne si familje kishim simpati për Berishën. Ashtu e vogël, dilja përpara ekranit dhe ngrija dy gishtat kur dilte në televizor”, tha Spiropali.

Duke shtuar se Berisha ndryshoi vit pas viti, Spiropali pati edhe një këshillë për liderin historik të PD, duke i kujtuar se nuk do mbetet në histori. “Por gjatë kohës, ajo karizma e fillimit, energjia e madhe, filloi të bjerrej aq shumë, ndoshta nga vullneti për të hyrë në histori. Berisha ka harruar se historia vërtetë nuk është shkencë ekzakte, por nuk është aq ekzakte sa të pranojë brenda saj një njeri që në fund të karrierës së tij, energjitë, veprat t’i kthejë në logje Kuvendi. Hiqni dorë nga këto dhe ndoshta do mbaheni mend për fillimet tuaja”, tha Spiropali. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Ultimatumi i ministrit të kabinetit të luftës Gantz për Netanyahun: Një plan për qeverisjen e Gazës pas luftimeve ose jap dorëheqjen

Ultimatumi i ministrit të kabinetit të luftës Gantz për Netanyahun: Një plan për qeverisjen e Gazës pas luftimeve ose jap dorëheqjen