Spiropali në Hora të Arbëreshëve: Kolonë nga më të fuqishmet e Rilindjes Kombëtare

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë në Horën e Arbëreshëve, në Itali për të marrë pjesë në veprimtaritë festive me rastin e themelimit të Horës.

Në vijim të vizitës, kryeparlamentarja Spiropali përshëndeti në Konferencën mbi Gjergj Kastrioti Skënderbeun, organizuar nga Bashkia e Horës, me pjesëmarrjen e autoriteteve vendore, qytetarëve dhe përfaqësues të Diasporës shqiptare nga vende të ndryshme të botës.

Duke vlerësuar figurën e Heoit tonë Kombëtar, Spiropali nënvizoi se, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu është emblema solemne e kombit shqiptar, është hiri, himni, heroika dhe vetë flamuri i ndërgjegjës sonë kombëtare. Eshtë Ati që lindi dhe Biri që mbrojti Atdheun. Është prova dhe sprova, është shembulli dhe vizioni, është ëndrra e jetuar dhe beteja e fituar në kryeluftën tonë për identitet: Perëndim që lind apo Lindje ku perëndon”.

Spiropali vlerësoi edhe kontributin e komunitetit arbëresh të Horës në historinë dhe kulturën shqiptare.

“Hora e Arbëreshëvet dhe ju, arbëreshët e Horës, keni një kontribut madhor në mbijetesën dhe ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe letërsisë arbëreshe. Hora është një qendër e rëndësishme e lulëzimit kulturor, social, politik dhe fetar të komunitetit arbëresh. Hora ka meritën si një nga kolonat mbështetëse më të fuqishme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, por edhe Rilindjes Italiane dhe në luftën për bashkimin e Italisë. Emra të ndritur nga Diaspora historike si Lekë Matrënga, Gjergj Guxeta, Marko La Piana, Lorenzo Petta, Xhuusepe Musakia, Paolo Skiroi, Dhimitër Kamarda, Gaetano Petrota, Nilo Borgia, Rosolino Petrota, Zef Skiroi, Nikola Barbato etj., si edhe nga Diaspora e re, si akademikët e shquar Francesco Altimari dhe Matteo Mandalà, i bëjnë nder komunitetit arbëresh, kulturës dhe letërsisë shqipe”, tha Spiropali.

Spiropali theksoi se, është merita e arbëreshëve që mundësoi njohjen ligjërisht, më 1999, të komunitetit arbëresh si pakicë gjuhësore historike në Itali.

Duke vënë në dukje se vitet e fundit Kuvendi, qeveria dhe institucionet e Shqipërisë i kushtojnë një kujdes të veçantë bashkëpunimit me Diasporën, komunitetet dhe përfaqësuesit e saj, Spiropali vlerësoi edhe kontributin e spikatur të Kryetarit të Bashkisë së Horës së Arbëreshëve, Rosario Petta, si anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës.

Kryeparlamentarja Spiropali nënvizoi se, “bashkëpunimi me komunitetin arbëresh dhe me shqiptarët emigrantë në Itali po zhvillohet në një kontekst shumë pozitiv, edhe për shkak të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë, Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministres Georgia Meloni. Partneriteti Strategjik dhe bashkëpunimi intensiv dypalësh, mbështetja e fuqishme nga Italia e integrimit evropian të Shqipërisë, marrëveshja e ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me Italinë për pensionet, zbatimi i Protokollit të Bashkëpunimit për emigrantët e paligjshëm, bashkëpunimi i gjerë dhe intensiv parlamentar mes Kuvendit, Dhomës së Deputetëve dhe Senatit, angazhimi i qeverisë italiane për mbështetjen e Kosovës, kontributi i përbashkët dhe mbështetjen për paqen dhe luftën e drejtë të Ukrainës janë disa tregues të bashkëpunimit Shqipëri-Itali, i cili asnjëherë nuk ka qenë më i mirë dhe më produktiv se sot”.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës