Spiropali në Report Tv: PD
kërkon të marrë peng Kuvendin

Spiropali në Report Tv: PD<br />kërkon të marrë peng Kuvendin
Deputetja socialiste, Elisa Spiropali, e ftuar në studion e Report Tv, ka folur për sa i përket situatës së krijuar ditën e djeshme në sallën e Kuvendit, ku kryetari i opozitës, Lulzim Basha, pasi mbaroi fjalën e tij nuk ka pranuar të largohet nga foltorja e kuvendit, për të cilën ka thënë se është PD kërkon të marri peng parlamentin.

“Basha nuk mund të marri peng foltoren, të thotë e dua tani dhe e dua komplet. Debati për Reformën Zgjedhore u kërkua në moment nga zoti Basha dhe nuk ishte parashikuar. Basha kujton se nëse merr penga foltoren do të bëhet lider, por lider nuk bëhesh ashtu”, është shprehur deputetja socialiste, e cila ka shtuar se nuk kishte asnjë nevojë për debat pasi mazhoranca i kishte pranuar të gjitha kushtet.

“Nuk kishte nevojë për debat pasi ne i kishim pranuar të gjitha kushtet. Jemi  të vendosur që të kemi zgjedhje me një reformë zgjedhore të plotë”, ka thënë Spiropali e cila ka shtuar se nga veprime të tilla PD “nuk ka parë hajer”.

“Është treguar me zgjedhje, me vota dhe me rezultate se Partia Demokratike nuk ka parë hajer ndonjëherë nga kjo sjellje”, tha deputetja në studion e Report Tv.
Gjithashtu Spiropali ka folur edhe për sa i përket deklaratës së fuqishme të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu, i cili u shpreh se: “Shqipëria kontrollohet nga katër klane dhe 20 familje mafioze”.

Lidhur me këtë çështje Spiropali ka thënë se deklarata e ambasadorit Lu është në sintoni të plotë me deklaratat e ministrit të Brendshëm.

“Sigurisht që është një vend i cili ka krim, ka kultivim të lëndëve narkotike etj, mbetet shumë për tu bërë. Deklarata e ambasadorit Lu është në sintoni të plotë me deklaratat e ministrit të Brendshëm. Policia dhe gjykatat kanë përgjegjësinë e tyre për sa i përket kësaj çështjeje”, përfundoi Spiropali. 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin