Spiropali nxehet me opozitën:Tepsi e
kusi! O burra kush të nxijë Shqipërinë

Spiropali nxehet me opozitën:Tepsi e<br />kusi! O burra kush të nxijë Shqipërinë<br>
Deputetja e PS, Elisa Spiropali ka akuzuar opozitën gjatë fjalës në Kuvend se po nxinë Shqipërinë me deklaratat brenda dhe jashtë vendit.

Koordinatorja Kombëtare për Bashkëqeverisjen në Partinë Socialiste u shpreh se ndryshe nga sa thotë opozita, Shqipëria është në rrugën e integrimit dhe në Mars do të çelë negociatat me BE.

“O burra kush të nxijë më shumë Shqipërinë, ky është sporti i ri i elitës opozitare. Po të organizohej një kampionat, opozita do të shpallej kampione botërore.

“Mafie, drogë, kanabis, Shqipëria nuk bëhet”. Udhëheqësit e kësaj aleanca hallin e tyre personal me gjithë tepsi, kusi dhe farefisni po duan ta kthejnë në hall kombëtar.  Një Zot e di se ku do të përfundojë kjo garë.

Shqipëria po ecën në rrugën e mbarë të reformave dhe me këtë ritëm në mars do të çelë negociatat me Bashkimin Europian” tha ndër të tjera Spiropali në Kuvend.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës