Spiropali: PD hesht për Nokën
e Zenelin, gënjyen në formularë

Spiropali: PD hesht për Nokën<br />e Zenelin, gënjyen në formularë
Partia Socialiste reagoi sot përmes zëdhënëses së kryesisë, Elisa Spiropali, lidhur me vetëdeklarimet e deputetëve Flamur Noka e Alban Zeneli. Për dy deputetët e opozitës, PS pretendon se kanë gënjyer në formularët e vetëdeklarimit. "Lulzim Basha dhe Partia Demokratike nuk po përgjigjen për Flamur Nokën i cili në Formularin e Dekriminalizimit, në rastin më të mirë, ka bërë deklarim të rremë dhe dënohet nga ligji me heqje të mandatit", u shpreh Spiropali.
 
Ajo iu drejtua kreut demokrat, Basha me 3 pyetje për dy deputetët.
 
"Në këto rrethana kryetarit të Shqupit Berisha dhe kukullës së tij Basha, po u drejtojmë këto pyetje; Zotërinj shqupista, po për dënimin dy herë me burg të deputetit tuaj Alban Zeneli, në 1992 dhe 1996, çfarë keni për tu thënë shqiptarëve? Meqenëse sipas asaj që ju predikoni, faji nuk është i deputetit të dënuar, por i juaji që e vendosët në listë, ç'mund të thoni dhe çfarë qëndrimi mbani ju për Flamur Nokën dhe Alban Zenelin?
A mbani ju përgjegjësi për emërimin në listën tuaj fituese të këtyre deputetëve? Ky pra zotërinj, është ndryshimi mes nesh dhe jush. Për ne çdo shqiptar është i barabartë përpara Ligjit. Kur një deputet i yni shkel ligjin ne e largojmë nga radhët tona dhe e lemë në dorë të drejtësisë. Ju jo. Për ju gjithçka është teatër, teatër i keq, i ngatërruar, ku aktorët nuk dëgjojnë mirë fjalët e shqiptuara nga sufleri i lodhur", theksoi Spiropali.
 
Sipas saj, tashmë që nga 19 kriminelët e shpallur nga PD në radhët e shumicës nuk gjetën asnjë të vetëm, duhet të thonë të paktën dy fjalë për dy të burgosurit e opozitës. "Flisni. Ne dhe shqiptarët po ju presim", përfundoi Spiropali. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv