“Deri dje kemi pasur shpresa tani nuk kemi më, dhe nëse deri të hënën nuk kanë kaluar rrogat në llogari bankare ne do të bëjmë protestë deri në bllokimin e punës” deklaroi Sabri Skënderi Presidenti i Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë, në një prononcim për “shqiptarja.com”.
Zoti Skënderi shton se është rënë dakord që në këtë protestë të përfshihen të gjithë mjekët dhe infermierët e të gjithë spitaleve rajonale.
Në të gjithë vendin janë 12 mijë mjekë dhe infermierë, të cilët ende nuk kanë marrë pagën e muajit dhjetor.
Vetëm në Qendrën Universitare Spitalore "Nënë Tereza" janë rreth 2700 mjekë, infermierë, sanitare dhe administratë, të cilët duhet t'i kishin marrë pagat që me datë 3 ose 4 janar.
(sg/shqiptarja.com)